Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është baza e shëndetit të mirë, mirëpo kurrë nuk kemi menduar që në shëndetin tonë ka mundur të ndikojë pozicioni në të cilin flemë.
Ashtu siç ekzistojnë faktorët të cilët na bëjnë që të kemi dhembje koke, dhembje qafe dhe dhembje kurrizi, po ashtu ekzistojnë edhe faktorët që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë!
Sipas dr. John Douillard, gjumi në krahun e majtë ka përparësi të mëdha.
Ekzistojnë shumë mënyra dhe teknika efikase që të mësoni veten të flini në krahun e majtë.
Disa rekomandojnë qepjen e topave të tenisit në anën e djathtë të pizhameve të vjetra, sepse në atë mënyrë topat do t’ju detyrojnë që të ktheheni çdoherë kur gjatë gjumit lëvizni.
Edhe një metodë e lehtë që të flini me jastëk pas shpine, gjë që do t’ju pengojë që të ktheheni.
Arsyet se përse duhet të flini në krahun e majtë:
Eliminimi i thartirës (djegësirës)
Ndërprerja e gërhitjes
Përmirësimi i metabolizmit
Përmirësimi i punës së zemrës
Përmirësimi i shëndetit të shpretkës
Rritet efikasiteti në sistemin limfatik
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut
Te shtatzënat përmirëson qarkullimin e gjakut deri te zemra e bebes
Burimi / http://www.oranews.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.