FB

October 11, 2023 | 7:20

Pse këto 4 ushqime nuk duhet t’i mbani kurrë në derën e frigoriferit?

Si një vend që hapet dhe mbyllet shpesh, dera e frigoriferit cilësohet si më e ngrohtë në krahasim me pjesët e tjera. Kur frigoriferi hapet shpesh dhe për shumë kohë, kjo e bën më të vështirë mbajtjen të freskët të produkteve të ndryshme.

Ekspertët e sigurisë ushqimore bien dakord për katër ushqime që nuk duhet të mbahen kurrë në derën e frigoriferit.

-Vezë dhe qumësht

I vetmi vend ku mund të qëndrojnë këto dy produkte janë në brendësi të frigoriferit. Vezët duhet të mbahen në kutitë e tyre dhe të ruhen në hapësirat e brendshme të frigoriferit për më shumë siguri.

-Mishi dhe peshku

Mishi, pula dhe peshku nuk duhet të jenë në derën e frigoriferit. Jetëgjatësia e proteinave të freskëta shtazore është e shkurtër, ndaj sugjerohet që këto produkte t’i ruani në pjesën më të ulët të frigoriferit dhe sa më afër zonës së ftohjes.

-Fruta dhe perime të prera

Disa fruta dhe perime, veçanërisht pjepri, domatet dhe zarzavatet me gjethe, konsiderohen si ushqime me rrezik më të lartë. Kjo sepse pasi priten, ato janë më të ndjeshme ndaj baktereve për shkak të një kombinimi faktorësh të tillë si nivelet e pH, temperaturat më të larta dhe lagështia. Vendosini në tasa të ndarë dhe ruajini gjithmonë brenda hapësirës së frigoriferit.

Ushqimet e mbetura

Nëse keni gatime që ju kanë mbetur nga darka e mbrëmshme apo një ditë më parë, maksimumi që mund t’i mbani në frigorifer është deri në tre ditë. Por, kujdes! Jo te dera që hapet dhe mbyllet shpesh, por tek pjesa brenda frigoriferit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / AnabelMagazine

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top