Mirëqenie

September 3, 2020 | 8:04

Pse koronavirusi është më i keq për shëndetin mendor të nënave?

Kriza e Covid-19 ka sjell një ndryshim të madh ekonomik, nga mënyra se si dhe ku punojmë e deri te ata që nuk punojnë fare. Kjo krizë ka ndryshuar edhe jetën tonë personale, gjë e cila shkakton shumë stres.

Kërkimet zbulojnë madhësinë e sfidës për shëndetin tonë mendor. Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se pothuajse 20% nga ne po raportojnë simptoma të depresionit, dyfishi i normës para-pandemike. Kjo ka shumë rëndësi, pasi ne e dimë që shëndeti i dobët mendor dhe pakënaqësia na bëjnë më pak produktivë në punë dhe kontribuojnë në prishjen e marrëdhënieve.

Të gjithë preken, por jo të gjithë njësoj. Për ata të moshës 16 deri 39 vjeç, pjesa që raporton simptoma të depresionit është trefishuar në 30%. Kërkimet gjermane na japin njohuri të mëtejshme se çfarë po e shkakton këtë katastrofë, duke krahasuar mirëqenien e prindërve dhe jo-prindërve. Të dy grupet kishin prirje të ngjashme para krizës, por prindërit panë rënie më të mëdha të mirëqenies pasi shkollat dhe ofruesit e kujdesit për fëmijët u mbyllën.

Mirëqenia e nënave është më e prekura, që përputhet me një hulumtim më të gjerë që tregon se, ndërsa gratë nuk kanë pasur shumë gjasa të humbin punën e tyre krahasuar me burrat, nënat po e bëjnë këtë më shumë sesa baballarët, pjesërisht sepse ato përballen me barrën më të madhe të izolimit – kujdesin ndaj fëmijëve.

Kthimi në shkollë është thelbësor për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe për mirëqenien e shumë prindërve.

 

 

Burimi / https://www.theguardian.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top