Këshilla & Arsye

August 25, 2018 | 8:39

Pse magnezi është kaq i rëndësishëm për të humbur peshë?

Ushqimi, sporti, jeta e shëndetshme dhe kontrolli i stresit janë në krye të listës së qëllimeve të mira për të mbajtur trupin në formë. Humbja afatgjatë e peshës arrihet përmes ndryshimit të zakoneve të jetesës, duke përfshirë ushqimin, bërja rregullisht  e aktivitetit fizik, të flini mjaftueshëm në mënyrë që të menaxhoni stresin.

Për t’u siguruar që qëllimet e mira të mos mbeten (si zakonisht) të shkruara vetëm në një letër, shkruani në krye të listës, blini magnez. Nuk ka pilula që bëjnë mrekulli, vetëm magnezi me vetitë e tij na jep një dorë për të marrë rezultatet e dëshiruara kur bëjmë një dietë duke rritur humbjen në peshë.

Ja disa arsye pse magnezi në dietë është zgjedhja më e mirë:

Magnezi jep energji për t’u ushtruar

Sasia e duhur e magnezit është e rëndësishme sepse ndihmon në prodhimin e energjisë, rregullon sheqerin në gjak dhe shkakton reaksionet e nevojshme kimike në trup që të ndiheni të shëndetshëm.

Magnezi ju bën të flini më mirë (lehtëson stresin)

Një nga shtyllat e humbjes së peshës, edhe pse ndër më të keqtrajtuarat, është që të ketë një gjumë të rregullt. Mungesa e gjumit sjell me vete më shumë stres dhe shtim në peshë që rezulton në rebalancimin e magnezit.

Magnezi është një aleat i rezistencës së insulinës

Rezistenca e insulinës nxit akumulimin e yndyrës së tepërt dhe marrja e magnezit mund të ndihmojë në mbajtjen e kësaj gjendjeje nën kontroll. Një studim i vitit 2013 zbuloi se shtimi i magnezit në krahasim me indikacionin e rekomanduar dietik u shoqërua me rezistencë të përmirësuar të insulinës në pjesëmarrësit jo-diabetikë me sindromin metabolik.

Magnezi është thelbësor për shëndetin në përgjithësi

Në përgjithësi, futja e një sasie të mjaftueshme të magnezit në ditë është thelbësore për shëndetin dhe funksionin trupor. Magnezi i përfshirë në mbi 300 reaksione biokimike të trupit, luan një rol të rëndësishëm në ritmin e saktë të zemrës, metabolizmin e energjisë, metabolizmin e glukozës, formimin e kockave, funksionin e muskujve dhe rregullimin e humorit.

 

Burimi / www.gioia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top