Studim

August 28, 2020 | 8:18

Pse na shëndosh ngrënia e ushqimit para ekranit? Ja çfarë zbulon studimi i ri…

Konsumimi i një sanduiçi teksa shkruani në kompjuterin tuaj, çaj dhe biskota teksa lexoni gazetën, tregojnë se vaktet janë kthyer si një punë më vete për ne. Nuk është ‘ideale’ të hani gjatë punës, në këmbë, ose duke parë TV. Studimi i fundit tregon se ngrënia në këtë mënyrë mund të jetë arsyeja që po shtoni peshë. Kjo ndodh sepse vetë trupi juaj nuk e regjistron ushqimin që konsumoni në këtë mënyrë.

Një studim i ri nga Universiteti i Sussex ka treguar që, kur vëmendja juaj tërhiqet plotësisht nga diçka tjetër dhe jo nga ajo se çfarë jeni duke ngrënë, atëherë nuk jeni në gjendje të ndjeni kaloritë që keni marrë gjatë ngrënies. Gjatë studimit të botuar vetëm dy javë më parë në revistën “Appetite”, 120 vullnetarë konsumuan një “smoothie” me kalori të lartë ose të ulët përmes një tubi në gojën e tyre, teksa kryenin një test shumë të vështirë në ekran ose një version më pak sfidues të tij.

Vullnetarëve, të cilët nuk e dinin se cilin version të “smoothie” kishin konsumuar, ju ofruan ëmbëlsira disa orë më vonë dhe numri që konsumuan u llogarit nga studiuesit. Ata që kishin bërë testin më të lehtë dhe që konsumuan “smoothie” me kalori të larta, konsumuan shumë më pak ëmbëlsira sesa ata që knsumuan “smoothie” me kalori të ulët.

Por u vu re se ata që morën ”smoothie” me shumë kalori, konsumuan po aq ëmbëlsira sa edhe ata që morën “smoothie” me pak kalori. Kjo është domethënëse, sepse ‘normalisht njerëzit hanë më pak pas një vakti me shumë kalori,’ shpjegon Martin Yeomans, një profesor i psikologjisë eksperimentale dhe një nga autorët e studimit.

“Por çështja është që pjesëmarrësit nuk e dinë se çfarë “smoothie” kanë marrë, megjithatë mund ta kuptojnë ndryshimin nëse përqendrohen në atë që po hanë,” shton ai.

“Ne pamë se kur vëmendja juaj përqendrohet plotësisht në një detyrë, bëheni të paaftë dhe nuk mund të kuptoni se sa lëndë ushqyese po merrni. Kjo do të thotë që nëse jeni të zënë dhe hani diçka, truri nuk regjistron faktin se e keni ngrënë atë, duke shtuar rrezikun që ta teproni me ushqimin,”- përfundoi ai.

Sipas tyre, kur nuk përqendrohemi plotësisht tek ushqimi dhe procesi i knsumimit të ushqimit, biem në grackën e ngrënies pa mend, ku nuk regjistrojmë ushqimin që është konsumuar.

Trupi ynë ‘është shumë i sofistikuar’, thotë thotë Laura Clark, një dietologe. “Nëse e dëgjojmë, ne jemi në gjendje të kuptojmë sinjalet e urisë dhe të ngopjes, të cilat funksionojnë në të njëjtën mënyrë si funksionet e tjera trupore për të cilat ne mendojmë më pak – për shembull, rregullimi i temperaturës së trupit ose zbrazja e fshikëzës sonë”. Qëllimi është që të ndiheni të kënaqur, por jo të mbushur kur konsumoni ushqim.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top