Sipas një eksperti, ndalimi i teshtimës mund të shkaktojë dëmtime serioze në organizimin e njeriut.
Teshtima është një refleks gjysmë-autonom që konsiston në një emetim të shpejtë, të papritur dhe të zhurmshëm të ajrit përmes hundës dhe gojës. Shkaktohet nga stimulimi dhe irritimi i fundeve nervore të mukozës së hundës. Është, në fakt, një veprim mbrojtës që shërben për të çliruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat irrituese me të cilat kanë rënë në kontakt. Por kjo s’është e gjitha. Ajo mund të shoqërohet edhe me alergji sezonale ose është një simptomë e një gripi ose infeksioni viral ose bakterial.
Një teshtimë nxitet nga aktivizimi i sensorëve nervorë që ndodhen në hundë. Brenda zgavrës së hundës janë fibrat shqisore të nervit trigeminal të cilat, kur stimulohen nga një irritant (p.sh., alergjitë, viruset, bakteret, madje edhe lëngjet) ose stimulime të tjera, aktivizohen dhe transmetojnë një sinjal elektrik në qendrën e frymëmarrjes që ndodhet në tru. Këtu impulset shkaktojnë teshtimën e cila përbëhet nga dy faza (“ah” dhe “tchoo”): një inhalim i thellë dhe një grumbullim i presionit brenda rrugëve të frymëmarrjes, pasuar nga një tkurrje e muskujve dhe brinjëve të diafragmës, mbyllja reflekse e syve dhe një exhalim i fortë.
Pse mund të jetë e rrezikshme ta bësh këtë?
Nëse e mbytim teshtimën, presioni në rrugët e frymëmarrjes rritet pesë deri në 20 herë më shumë se në një teshtimë normale. Ajri i presuar që kërkon një rrugëdalje mund të shkaktojë disa dëme, si probleme me sinusin, këputje të kapilarëve në sy, dëmtime në veshin e mesëm dhe në veshin e brendshëm, këputje të veshit, infeksione.
“Edhe pse rreziku është i ulët, aneurizmi i trurit, këputja e fytit dhe kolapsi i mushkërive janë raportuar”, thekson neuroshkencëtari.
Prandaj, është gjithmonë mirë të shmangim ‘mbytjen’ e një teshtime. Kjo mund të parandalohet duke trajtuar alergjitë ose duke shmangur ekspozimin ndaj irritimeve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.