FB

March 14, 2023 | 8:06

Pse nuk duhet të hani kurrë para televizorit? Si ta shmangim këtë zakon të keq?

Kombinimi është klasik: një ndeshje futbolli ose film televiziv dhe një tas me kokoshka, patate të skuqura ose ushqimi ynë i preferuar në dorë, së bashku me një kanaçe birrë ose pije të gazuar. Gjithçka është mirë nëse është një ngjarje e rastësishme, por nëse është një zakon i përditshëm ose pothuajse, duhet të jemi të vetëdijshëm se po i bëjmë dëm trupit tonë. Shkenca është shprehur edhe për këtë: fakti i kryerjes së një aktiviteti tjetër gjatë ngrënies “shpërqendron” trurin dhe e çon atë në sinjalizimin e vonuar të ndjenjës së ngopjes, ndaj priremi të hamë më shumë. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse është mirë t’i kushtojmë të gjithë vëmendjen ushqimit ndërkohë që e konsumojmë.

01 

Ndjenja e ngopjes – Është një sinjal neurologjik që tregon ekuilibrin midis ushqimit të gëlltitur dhe nevojave të trupit për energji: për shembull, sinjalizon se kemi ngrënë mjaftueshëm dhe mund ta përfundojmë vaktin tonë pa shtuar asgjë tjetër. Ky mesazh prodhohet nga një sistem kompleks dhe delikat hormonesh dhe rregullohet nga truri, më saktë nga hipotalamusi. Në këtë lloj qendre operacioni rrjedhin indikacione biokimike nga zorrët, stomaku, pankreasi dhe dhjamosja, mbi bazën e të cilave krijohet uria, si rrjedhim edhe kërkesa për ushqim, ose e kundërta, që pengon marrjen e tij. Nëse ky ekuilibër i hormoneve ndryshon, për shembull nga faktorë gjenetikë ose një sëmundje, do të jemi të predispozuar për të ngrënë shumë ose pak.

 

E thotë edhe shkenca – Studiues nga Universiteti i Sussex-it i kanë kushtuar një punim ad hoc kësaj teme, të botuar në revistën shkencore Appetite. Ata ekzaminuan një kampion prej 120 personash: një grupi pjesëmarrësish iu caktua një detyrë perceptuese që kërkonte shumë vëmendje, ndërsa grupi i dytë mori një detyrë “më të lehtë”. Gjatë testit, të gjithë pjesëmarrësve iu ofruan pije energjike me nivele të ndryshme energjie (75 ose 275 Kcal) dhe ushqime të ndryshme, madje edhe në fund të testit. Studiuesit vunë në dukje se atyre të cilëve u ishte dhënë detyra më e madhe për të tërhequr vëmendjen, hëngrën dukshëm më shumë, si gjatë dhe në fund të testit, dhe kishin më shumë vështirësi për të treguar se kur ndiheshin të ngopur. Nga kjo, studiuesit kanë kuptuar se aftësia për të dalluar se kur jeni të kënaqur me sasinë e ushqimit varet nga sa vëmendje mund t’i kushtojë vaktit truri. Nëse përthithet nga aktivitete të tjera që i konsideron si prioritet (në këtë rast testi), të gjithë stimujt e tjerë ndijor filtrohen dhe në kufi “bllokohen”, ndaj harroni t’i regjistroni. Prandaj, nëse hamë ndërkohë që jemi të përthithur nga diçka tjetër që na thith plotësisht vëmendjen, nuk do ta kuptojmë se jemi të ngopur dhe do të hamë më shumë, madje në një masë të konsiderueshme.

00

Të ushqehesh kërkon përqendrim– Për këtë arsye, sidomos kur ndjekim një dietë apo një regjim me pak kalori, dietologët na ftojnë të përqendrojmë të gjithë vëmendjen tek ushqimi gjatë kohës që hamë. Shijimi i çdo kafshimi, përtypja ngadalë dhe me kujdes, ndihmon për të shijuar të gjitha aspektet, pra aromën, ngjyrën, strukturën dhe, natyrisht, shijen, duke marrë kënaqësinë maksimale të mundshme edhe nga një pjesë e vogël. Të ngrënit pa nxitim gjithashtu i jep trurit kohë për të regjistruar dhe transmetuar sinjalin magjik të ngopjes që na lejon të ngrihemi nga tavolina më të kënaqur edhe me duke konsumuar pak gjë. Për të njëjtën arsye, nuk është vërtet ideale të mbash televizorin ndezur gjatë darkës, ulur në tavolinë. Gjithashtu, në këtë rast, vëmendja shmanget dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, preket biseda dhe kënaqësia me njerëzit që darkojnë me ne dhe që përbëjnë një pjesë integrale të kënaqësisë që merret nga vakti: po, në vend të shoqërisë së televizorit, nëse jeni vetëm në shtëpi dhe programet përdoren si sfond, mos e lini veten të përfshiheni shumë.

 

Komoditeti me ushqimin – Të hani darkë përpara televizorit ose kompjuterit, ndërkohë që vazhdoni të punoni, nuk është zakoni i vetëm i dëmshëm që lidh ushqimin dhe ekranin: shikimi i televizorit, veçanërisht në mbrëmje, shoqërohet me relaksim dhe kohë të lirë në fund të një dite pune. Fatkeqësisht, në shumë raste ky moment pushimi shoqërohet me të gjitha llojet e ushqimeve komforte: patate të skuqura, akullore, çokollata. Mund të ketë një shpërblim të vogël në fund të ditës, por nëse zakoni na bën të gëlltisim ushqim në sasi të pakontrolluara, duhet të vrapojmë për t’u mbrojtur. Mund të fillojmë të lidhim relaksimin dhe mirëqenien me diçka tjetër përveç ushqimit, me të cilën mund të shoqërojmë programin tonë të preferuar televiziv, për shembull me një punë të vogël manuale, si vizatimi ose një enigmë. Dhe nëse dëshira për të ngrënë nuk qetësohet, mund të jetë i dobishëm një çaj i nxehtë bimor me shijen që preferojmë: shija e mirë do të kënaqë qiellzën, lëngu do të mbushë stomakun dhe nxehtësia do ‘ta qetësojë’, duke favorizuar shqisën e ngopjes. Nëse edhe ky truk nuk funksionon, thjesht duhet të shpërqendrojmë vëmendjen, për shembull me një bisedë, duke dalë nga shtëpia për një shëtitje ose duke u angazhuar në një aktivitet të këndshëm dhe tërheqës që na bën të mendojmë për diçka tjetër.

 

Përgatiti Orjona Tresa | Burimi tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top