KLAUDIA’S AESTHETIC
Laser Tattoo Removal | Permanent Makeup | Aesthetic Treatments

Adresa e vetme për korrigjimin e PMU dhe heqjen e tatuazheve
E dini? Ajo që për një profesionist mund të duket si një ditë e zakonshme pune, për një klient mund të jetë diçka krejt e pazakontë. Telefoni nuk pushon. Dikush kërkon informacion, dikush tjetër vjen për një konsultë dhe kërkon gjithë vëmendjen për atë që dëshiron të korrigjojë. Ndërsa ata që e kanë planifikuar prej kohësh trajtimin, presin në radhë, sepse e dinë çfarë duan dhe, mbi të gjitha, besojnë te rezultati. Kjo është panorama e një dite në Klaudia’s Aesthetic. Një qendër që sot është bërë një nga adresat më të kërkuara në Tiranë dhe në Shqipëri për punimet e vetullave, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë edhe për korrigjimin e punimeve të vjetra, të dëmtuara apo të realizuara me pigmente që nuk i përshtaten më lëkurës dhe tipareve të fytyrës. Dhe këtu nis një tjetër histori. Historia e njerëzve që dikur kanë bërë një zgjedhje, ndoshta pa e ditur si do të dukej ajo pas disa vitesh, dhe sot kërkojnë një mënyrë për ta korrigjuar. Burra e gra, djem e vajza, që për arsye të ndryshme kanë transformuar vetullat apo lëkurën e tyre me punime të ndryshme, i janë drejtuar Master Erald Isufaj, veçanërisht për heqjen e pigmenteve dhe tatuazheve me laser. Me eksperiencën e krijuar ndër vite, emri i tij tashmë është tejet i njohur edhe përtej kufijve, për rrjedhojë më i kërkuari sot për sot. Puna e tij është e përqendruar te një proces që kërkon precizion, që është, largimi gradual dhe i kontrolluar i pigmenteve të padëshiruara, në forma, madhësi dhe zona të ndryshme.

Sa shpejt mund të hiqet një tatuazh?
Kjo është ndoshta një nga pyetjet e para që bën çdo klient, dhe me të drejtë. Por përgjigjja nuk është gjithmonë e njëjtë. Një nga keqkuptimet më të mëdha rreth Tattoo Removal është ideja se çdo tatuazh mund të trajtohet në të njëjtën mënyrë. Në realitet, sipas mjeshtrit Isufaj, “rezultati dhe numri i seancave varen nga disa faktorë: lloji dhe ngjyra e pigmentit, thellësia e tij, sa herë është trajtuar më parë zona dhe, në rastin e tatuazheve të trupit, sa i thellë dhe intensiv është pigmenti”. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur flasim për Permanent Makeup. Një vetull e punuar disa herë sipas tij, mund të kërkojë një qasje krejt tjetër nga një pigmentim i freskët apo nga një tatuazh i trupit. Për këtë arsye, nuk ekziston një numër i njëjtë seancash për të gjithë. “Çdo rast duhet parë veçmas, duhet vlerësuar pigmenti dhe thellësia e tij dhe, mbi këtë bazë, të përcaktohet mënyra e trajtimit”, thotë Master Erald Isufaj.
Në Klaudia’s Aesthetic përdoren teknologji të specializuara për trajtimin e pigmenteve, ndër të cilat PicoSure nga Cynosure dhe Evo Q Plus nga Quanta System. Sipas qendrës, stafi është trajnuar nga prodhuesit e lazerëve dhe është certifikuar ndërkombëtarisht nga Dr. Nicola Zerbinatti në Milano, nga Quanta System.

Pse disa tatuazhe nuk duhet të trajtohen me një lazer të zakonshëm?
Sepse çdo pigment ka historinë e vet. Një tatuazh mund të jetë një kujtim, simbol i një periudhe të rëndësishme të jetës ose thjesht një zgjedhje estetike e bërë në një moment tjetër. Por njerëzit ndryshojnë. Ndryshojnë shijet, prioritetet dhe mënyra se si duan të shfaqen. Dhe atëherë lind pyetja: a mund të korrigjohet ajo që dikur dukej si zgjedhja perfekte? Teknologjia moderne e laserit ka krijuar mundësi të reja për trajtimin e pigmenteve të padëshiruara në lëkurë. Por heqja e një tatuazhi apo e një Permanent Makeup të vjetër nuk është thjesht çështje aparature. Kërkon vlerësim profesional, njohje të pigmentit, eksperiencë dhe një qasje të përshtatur për çdo rast. Kjo është edhe arsyeja pse në Klaudia’s Aesthetic, Laser Tattoo Removal është kthyer në një fushë të veçantë të punës së qendrës. Rastet janë pafund, të jeni të sigurt për këtë. Pas 10 vitesh aktivitet në fushën e PMU, ekipi është përballur me një gamë të gjerë pigmentesh, teknikash dhe punimesh të realizuara në periudha të ndryshme. Në këtë proces, një nga emrat kryesorë është Master Erald Isufaj, Master Technician i licencuar në laser, i specializuar në Laser Tattoo Removal dhe i trajnuar e certifikuar ndërkombëtarisht. Sipas qendrës, ai është gjithashtu i licencuar për trajnime Philaser dhe është i vetmi Master në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni i licencuar për këtë profil.
Kur duhet korrigjuar një vetull e vjetër?
Shpesh, klientet nuk vijnë për të “hequr një vetull”. Ato duan të largojnë një formë, një ngjyrë apo një punim që nuk u përshtatet më. Një pjesë e rëndësishme e punës së Master Erald Isufajt është pikërisht trajtimi i vetullave me Permanent Makeup të vjetër. Në raste të tilla, Laser Tattoo Removal mund të bëhet pjesë e një procesi korrigjues. Qëllimi nuk është të premtohet një ndryshim i menjëhershëm, por që pigmenti i padëshiruar të zbehet në mënyrë të kontrolluar dhe zona të rivlerësohet për një trajtim të ardhshëm, kur kjo është e përshtatshme. Sepse ndonjëherë, për të krijuar diçka të bukur, fillimisht duhet të korrigjosh atë që është bërë më parë. Edhe tatuazhi i trupit ka historinë e vet. Mund të jetë bërë vite më parë, në një tjetër periudhë të jetës. Sot, personi mund të mos dëshirojë ta mbajë më. Por heqja e tij nuk është një proces që ndodh brenda një dite. Pigmenti, thellësia dhe karakteristikat e tatuazhit ndikojnë në mënyrën se si ai reagon ndaj trajtimit me laser. Prandaj, procesi mund të jetë gradual dhe kërkon durim. Në këtë kuptim, një fotografi “para dhe pas” është historia e një rezultati.

10 vite eksperiencë, me përgjegjësi
Klaudia’s Aesthetic është ndërtuar gjatë një dekade pune në fushën e PMU dhe estetikës, me fokus te specializimi, trajnimet dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional. Sot, puna e Master Erald Isufaj në Laser Tattoo Removal i ka dhënë kësaj eksperience edhe një tjetër dimension: mundësinë për të korrigjuar pigmentet e padëshiruara me teknologji moderne dhe me një qasje profesionale. Sepse bukuria nuk është gjithmonë të shtosh. Ndonjëherë është të dish çfarë duhet të korrigjosh, kur duhet ta korrigjosh dhe si ta bësh atë me kujdes. Dhe ndoshta kjo është ajo që e bën një fillim të ri kaq të rëndësishëm: jo të fshish të shkuarën, por të mos lejosh që ajo të përcaktojë mënyrën se si dëshiron të dukesh sot.


Adresa: Rruga “Komuna e Parisit”, KIKA 3, Tiranë
Cel: +355 67 713 6362
Facebook: Klaudia’s Aesthetic
Instagram: klaudias_aesthetic
Instagram: tirana_tattoo_removal
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

