Marrëdhënie

October 27, 2016 | 6:38

Pse të rriturit qëndrojnë në marrëdhënie abuzive?

Pyetja: “Pse të rriturit qëndrojnë në marrëdhënie abuzive?”është disi e ndërlikuar për t’u kuptuar. Partnerët në marrëdhënie abuzive kanë arsye të ndryshme për të mbetur në to.

  1. Disa njerëz të dhunuar mendojnë se nuk mund të largohen nga marrëdhëniet e tyre, sepse ata janë ekonomikisht të varur.
  2. Njerëz të tjerë të dhunuar qëndrojnë, sepse ata besojnë se është gjëja e duhur, duke marrë parasysh prejardhjen e tyre fetare apo kulturore.
  3. Disa njerëz mendojnë të qëndrojnë në martesë për hir të fëmijëve. 

Një shtresë e dytë e arsyeve pse njerëzit qëndrojnë në marrëdhënie abuzive është zbuluar duke mësuar në lidhje me të ashtuquajturin “cikli i abuzimit.”

Në një shembull tipik i abuzimit në familje (ku njëri partner është abuziv ndaj tjetrit), abuzimi ka tendencë të ndodhë në mënyrë periodike (ciklike), në vend të asaj të vazhdueshme (gjatë gjithë kohës).

Një sjellje e tillë mund të jetë verbale, fizike, emocionale / mendore, ose seksuale. Megjithatë, menjëherë pasi ndodh ngjarja abuzive, abuzuesi shpesh shpreh keqardhje dhe do të kërkoj falje. Abuzuesi do të betohet se: “Kjo nuk do të ndodhë përsëri”, dhe viktima fal atë.

Në një marrëdhënie abuzive prind / fëmijë, faji mbi abuzimin mund të shprehet si privilegje të veçanta ose dhurata për viktimën fëmijë.

Në mënyrë të pashmangshme, në marrëdhëniet me të vërtetë abuzive, periudha latente përfundon me fillimin e një tjetër episodi abuzimi; abuzuesi përsëri ndihet i zemëruar, ose i trajtuar keq në një farë mënyre dhe cikli fillon i gjithi përsëri.

Efekti neto është se abuzimi ka tendencë të vazhdojë përgjithmonë, derisa viktima e gjen guximin për ta lënë apo abuzohet me vdekje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top