FB

February 13, 2023 | 9:45

Pse truri “punon” më pak kur dëgjon gjuhën e nënës?

 

Çfarë ndikimi ka në tru tingulli i gjuhës së parë të mësuar në fëmijëri? Në terma joshkencorë mund të themi, “sigurues”. Edhe te njerëzit që janë të kënaqur me më shumë se një gjuhë, idioma e mësuar herët në jetë ka një dimension kaq të njohur saqë i lejon trurit një luks të rrallë: pushimin. Në fakt, nevojiten më pak burime njohëse për të analizuar fjalët e gjuhës amtare – është një aktivitet që mund ta bëjmë pothuajse automatikisht.

m

Një rreth i vogël │ Edhe pse është një temë magjepsëse, studimet për njerëzit me aftësi jashtëzakonisht të avancuara gjuhësore – si poliglotët apo hiperpoliglotët, të cilët janë në gjendje të flasin rrjedhshëm dhjetëra gjuhë – janë shumë të pakta. Vetëm 1% e popullsisë së botës i ka këto “superfuqi”, dhe rekrutimi i subjekteve për një studim është vërtet i ndërlikuar.

Një ekip neuroshkencëtarësh nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets arriti të mbledhë 25 poliglota, 16 prej të cilëve ishin hiperpoliglotë (d.m.th., njohja e më shumë se 10 gjuhëve, sipas kritereve të përcaktuara në studim). Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe një person i aftë të fliste më shumë se 50 gjuhë të ndryshme.

 

Ushtrimi i të dëgjuarit │ Qëllimi i studimit, i publikuar në biorXiv dhe në pritje të rishikimit, ishte të kuptonte se çfarë ndodh në trurin e poliglotëve kur dëgjojnë disa nga gjuhët që dinë, përfshirë edhe gjuhën e tyre amtare. Vullnetarët dëgjuan disa fragmente 16 sekondash nga Bibla ose Alice in Wonderland: një në gjuhën e tyre amtare, tre në gjuhët që njihnin dhe katër në gjuhët që nuk i njihnin. Midis pasazheve në gjuhë të panjohura, megjithatë, kishte një çift në gjuhë të ngjashme me atë amtare: për shembull, spanjisht, nëse gjuha amtare e vullnetarit ishte italishtja.

Për të matur aktivitetin e trurit, ekipi përdori imazhe funksionale të rezonancës magnetike (fMRI), e cila u lejon atyre të shikojnë vëllimin e gjakut dhe përqendrimin e oksigjenit në tru. Pavarësisht nga gjuha e dëgjuar, të njëjtat zona të specializuara aktivizoheshin gjithmonë tek vullnetarët, në lobet e majta frontale dhe temporale të trurit. Ky është qarku i trurit që të gjithë ne (edhe ata që dinë vetëm një gjuhë) përdorim për të lidhur tingujt me kuptimin e tyre.

Më duket se deshifroj… │ Në përgjithësi, tek personat e përfshirë në studim, sa më e njohur të ishte një gjuhë, aq më e theksuar ishte përgjigja e trurit në këto zona. Edhe gjuhët e panjohura, të ngjashme me atë amtare dukej se zgjonin një aktivizim shumë të rëndësishëm, sikur truri po përpiqej të dallonte, në tingujt e perceptuar, njëfarë asonance me fjalë të njohura tashmë (e dini kur përpiqemi të kuptojmë kuptimin e një bisedë në spanjisht?).

 

Më pak lodhje │ Por diçka e çuditshme ndodhi kur pjesëmarrësit dëgjuan fragmentin në gjuhën e tyre amtare. Aktivizimi i trurit në zonat e të folurit ishte relativisht i ulët, më pak i theksuar sesa kur dëgjuan fjalë në gjuhë të tjera të njohura. Sipas autorëve të studimit, duket sikur nevojiteshin më pak burime të trurit për të përpunuar një gjuhë që ndihet e qepur në të. Sikur truri, në atë zonë, të mund të vazhdonte në rezervë, sepse tashmë është mësuar dhe me përvojë. Nëse do të ishte kështu, mund të nënkuptojë se për të arritur të paktën një njohje të ngushtë me gjuhët e tjera, do të ishte më mirë t’i mësosh ato në moshë të re, për të grumbulluar më shumë përvojë. Një fakt i njohur tashmë.

 

Mjetet e pacientit │ Studime si ky janë kaq të rralla (për shkak të mungesës së subjekteve për t’u përfshirë) saqë rezultatet duhet të konfirmohen në numra më të rëndësishëm. Por të kuptuarit se si truri e trajton gjuhën do të kishte gjithashtu implikime të rëndësishme terapeutike. Për shembull, mund të ndihmojë ata që shërohen nga një goditje në këto zona të trurit që të rimësojnë gjuhën e tyre amtare.

 

 

Përgatiti O.T / Burimi Focus.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top