FB

December 21, 2023 | 7:57

Pse vitamina C duhet pikërisht tani? Cila është sasia që i nevojitet trupit dhe ku ta gjejmë atë?

 

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

vitaminc

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzëninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Siç bën me dije ky artikull në AgroWeb, vitamina C mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

 

Sa ju nevojitet?

Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ajo që është e rëndësishme që lexuesit të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

 

Ushqimet më të pasura me vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysmë racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysmë racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

 

Vitamina C dhe stresi

Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës. Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh. Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë. Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

 

Probleme me dhëmbët

Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

 

Sistem të dobët imunitar

Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar. Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë. Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

 

Plogështi

Anemia prek me qindra shqiptarë. Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës. Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

 

Shtim në peshë

Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm. Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top