Dëshmi

May 5, 2020 | 8:08

Psikiatri Paolo Crepet: “Burgosja me forcë për të moshuarit është nga logjika naziste”

“Naziste, shkruajeni mirë”: psikiatri i mirënjohur prof. Paolo Crepet kundërshton propozimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për t’i detyruar shtetasit evropianë mbi 65 vjeç të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit.

Profesor Crepet, Presidentja e Komisionit Evropian propozon shtrirjen e karantinës te qytetarët Evropian mbi 65 vjeç deri në dhjetor…

“Shkruajeni gjithashtu, është çmenduri naziste. Për më tepër, unë nuk jam i befasuar që kjo ide vjen nga një përfaqësuese e një vendi që ka miliona vdekje nga pas, është në përputhje me atë mënyrë të të menduari”.

Po sikur ideja të aprovohet?

“Nëse aprovohet, Presidenti ynë Mattarella do të duhet ta refuzojë atë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën. Në fund të fundit, më falni, nëse ka ndonjë që dëshiron që Italia të shkojë në luftë, nuk mund të bëhet, pikërisht sepse është në kundërshtim me Kushtetutën”.

Cila është arsyeja mjekësore që ju bën të thoni jo?

“Një person i shëndetshëm, unë them i shëndetshëm, nuk mund të detyrohet të qëndrojë në shtëpi edhe nëse është 65 vjeç. Nga ana tjetër për një person të sëmurë që qëndron në spital ose në shtëpi një shëtitje dhe pak ajër janë të mira sidomos për të moshuarit dhe gjithashtu për moralin. Çdo mjek u sugjeron personave të moshuar që në mot të mirë të bëjnë një shëtitje të kujdesshme, kjo është diçka normale”.

Si mund ta cilësoni këtë ide?

“Të çuditshme dhe kontradiktore. Perëndimi, dhe veçanërisht Evropa nga e cila vjen zonja, nuk ka më fëmijë dhe për më tepër, falë kujdesit dhe kërkimit shkencor, mosha mesatare është rritur në gati nëntëdhjetë vjet. Në vend që të shkojë tek të moshuarit, ajo propozon burgim të detyruar. Një arsye misterioze, por nga logjika naziste. Kjo gjë rrit rrezikun e depresionit i cili në fund do të ishte shumë më i dëmshëm”.

Ju e keni parë lutjen e Papës në Sheshin e Shën Pjetrit, vetëm dhe në shi, çfarë ideje keni marrë prej saj?

“Një imazh që do të mbetet gjatë në historinë e botës, një kryevepër komunikuese dhe sigurisht shpirtërore. Një humbje për të gjithë ne. Ne e besojmë atë dhe besojmë se jemi të gjithëfuqishëm dhe një virus është i mjaftueshëm për të na bërë të merremi me realitetin tonë”.

Mendimi përmbledhës për propozimin?

“Përsëris, gjëra nga nazistët, çmenduri”

 

 

Burimi / https://www.conoscenzealconfine.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com