FB

April 8, 2021 | 8:35

Psikologët zbulojnë të mirat dhe të këqijat e martesës nga të 20-at deri në të 40-at

Ndoshta jeni në një lidhje për disa javë, muaj, apo edhe për disa vite, por të vendosni se cila është koha e duhur për t’u martuar mund të kthehet në një sfidë. Në fakt, nuk ka një kohë “ideale” për këtë, por çdo periudhë jete mund të sjellë avantazhe dhe disavantazhe në varësi të qëllimeve, personalitetit dhe përvojës suaj dhe të partnerit që keni në krah, shkruan “Bright Side”.

Pro #1: Të martohesh në të 20-at do të thotë që të rriteni së bashku dhe të bëheni më të fortë.

Të presësh që një prej jush (ose të dy) të mbarojë kolegjin dhe të fillojë një karrierë, nënkupton vite e vite të ndarë. Por kalimi i ndryshimeve në karrierë, çështjet familjare dhe probleme të tjera së bashku do t’ju japë një shans për të mësuar më shumë gjëra për njëri-tjetrin. Më vonë mund të bëhet një kujtim që do ta kujtoni me shumë qejf. Ekziston një raport që thotë se si gratë ashtu edhe burrat, kur janë në mes të të njëzetave, kanë shanse të mira për një martesë të suksesshme me shumë lumturi dhe pasion. Ata kanë një shans më të lartë për të lulëzuar në krahasim me ata që presin të martohen në të tridhjetat.

Pro #2: Të martohesh në të 20-at mund të të ndihmojë të ndërtosh më shumë pasuri.

Shtyrja e martesës për të mbajtur një karrierë të fortë dhe për të fituar shumë para, në fakt mund t’ju ndalojë të bëni edhe më shumë. Kjo sepse çiftet që martohen në të njëzetat e tyre mund të grumbullojnë më shumë para. Shpenzimet dhe të ardhurat ndahen mes të dyve, gjë që do të rezultojë në një ekuilibër. Kjo mund t’ju ndihmojë të dyve të arrini më shpejt qëllimet tuaja financiare.

Pro #3: Në të 20-at tuaja keni kohë për më shumë fëmijë.

Jo vetëm që do të keni kohë për më shumë se një fëmijë, por do të keni më shumë energji për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të shijojnë kohën tuaj së bashku. Plus, do të keni më shumë kohë për të shijuar veten si gjysh apo gjyshe. Plus kulmi i viteve të pjellorisë për gratë është midis adoleshencës së vonë e deri në fund të të 20-ve. Pas moshës 30 vjeç, aftësia e pjellorisë do të fillojë të bjerë dhe do të fillojë të ulet më shpejt pasi të keni arritur 35 vjeç.

Pro #4: Në fund të të 20-ave, ju jeni më të vetëdijshëm për veten tuaj si person.

28 mund të jetë thjesht numri që dëshironi të merrni parasysh për t’u martuar. Një terapist i familjes dhe i martesës thotë se në moshën 28 vjeç ne priremi të kemi vetëdije të fortë si dhe besim në zgjedhjen tonë për të gjetur një partner. Kjo mund të nënkuptojë se kemi pasur kohë të mjaftueshme për të mbaruar shkollën, për të filluar një karrierë dhe kohë të mjaftueshme për të eksploruar dhe mësuar nga gabimet e mëparshme në marrëdhëniet e kaluara.

Pro #5: Në të 30-at tuaja keni një identitet më të formuar.

Zakonisht mësojmë më shumë për veten kur jemi në të 20-at. Është koha kur rritesh si person. Të presësh të martohesh deri në të 30-at mund të jetë më mirë, sepse mund të kesh një identitet më të formuar. Në të vërtetë gjithnjë e më shumë njerëz vendosin ta jetojnë jetën para martesës, duke mos pritur të eksplorojnë jetën me partnerin e tyre. Kjo mund t’ju bëjë më të sigurt, një komunikues më të mirë dhe një individ më të fortë.

Pro #6: Pas të 30-ve nënkupton një shans për të ndërtuar karrierën tuaj.

Nëse qëllimi juaj është i përqendruar në arsim, karrierë dhe që fitoni më shumë të ardhura para se të martoheni, atëherë vitet ’30 janë viti më i mirë për ju që të martoheni me partnerin. Kjo pasi studimi dhe puna marrin shumë nga energjia dhe koha juaj, dhe mund të mos jeni në gjendje t’i jepni partnerit vëmendjen e duhur dhe e njëjta gjë vlen edhe për të.

Kundër #1: Në të 20-at mund të jetë e vështirë të vini re flamujt e kuq në marrëdhënien tuaj.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, i ri do të thotë i papërvojë. Ju mund të mos jeni në gjendje të shihni shenjat që tregojnë në të vërtetë se nuk përputheni me partnerin tuaj. Kjo kryesisht sepse jeni përqendruar më shumë tek e mira dhe mund të jetë më e vështirë të shikoni të keqen. Perspektiva juaj mund të errësohet dhe nuk do të jeni në gjendje të ndërmerrni ndonjë hap të rëndësishëm për të ndryshuar dhe / ose justifikuar veprimet tuaja në atë që konsiderohet një marrëdhënie e shëndetshme.

Kundër #2: Truri mund të mos zhvillohet në fillim të të 20-ave.

Nëse shikojmë nga pikëpamja neurologjike, atëherë është më mirë të martoheni pasi truri juaj të jetë zhvilluar plotësisht, që do të thotë pasi të keni mbushur 25 vjeç. Pra, edhe nëse jeni në një marrëdhënie që ka filluar në shkollë të mesme ose në fillim të të 20-ave, mund të prisni dhe të shihni se si të dy mund të menaxhoni një marrëdhënie në distancë, duke pasur parasysh punën dhe studimet.

Kundër #3: Martesa para të 30-ve mund të rezultojë në divorc.

60% e martesave që fillojnë zakonisht nga 20 deri në 25 vjeç mund të përfundojnë në divorc. Shumica e arsyeve për këtë janë për shkak të mungesës së angazhimit, barazisë në marrëdhënie dhe përgatitjeve të martesës, si dhe pritjeve joreale dhe grindjeve të tepërta.

Kundër #4: Tërheqja mund të mos zgjasë shumë kur martoheni në të 20-at.

Tërheqja që kishin shumë çifte ndaj njëri-tjetrit në fillim të marrëdhënies së tyre, mund të fillojë të zbehet në fund të të 20-ve ose të të 30-ve. Kjo do të thotë që mbajtja gjallë e komunikimit dhe kalimi i një kohe të mirë në dhomën e gjumit mund të bëhet një sfidë. Ky është një disavantazh edhe më i vështirë kur vetëm njëri prej jush humbet interes, sepse mund të ndikojë keq tek tjetri.

Kundër #5: Të jetuarit vetëm për shumë gjatë mund ta bëjë më të vështirë të jetuarit me dikë tjetër më vonë.

Si njerëz beqarë, ne priremi të gëzojmë lirinë për të eksperimentuar dhe përjetuar marrëdhënie të ndryshme para se të angazhohemi vetëm në një lidhje dhe pastaj të martohemi. Kjo do të thotë që kishim shumë më shumë kohë për të zhvilluar përparësitë dhe preferencat tona. Në fillim, përzierja e qëllimeve dhe e ideve të ndërsjella mund të duket shumë e lehtë. Sidoqoftë, për një person që ka jetuar pjesën më të madhe të jetës beqare, gjërat mund të nisin të komplikohen shpejt. Kjo ndodh për shkak se duhet të bëjmë vend edhe për përparësitë e partnerëve tanë dhe madje të kompromentojmë tonat, të cilat mund të kërcënojnë të ardhmen e martesës.

Kundër #6: Në të 30-at mund të mos jeni aq rehat në ndarjen e financave tuaja.

Kur jeni beqar, mendoni vetëm për veten, nevojat dhe orarin tuaj. Arrini të organizoni me kujdes kohën tuaj dhe të bëni plane paraprakisht. E njëjta gjë vlen edhe për kursimin e parave. Shumë çifte që ishin mësuar të hartonin buxhetin e parave të tyre, kur dhe ku t’i shpenzonin ato, e gjejnë të vështirë të bashkëpunojnë me preferencat e partnerit.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top