Këshilla & Arsye

August 10, 2019 | 8:16

Psikologia: Grindjet mes motrave dhe vëllezërve, të rëndësishme për rritjen e inteligjencës së tyre

Pavarësisht nëse shkaku i grindjes bëhet një biskotë e zakonshme, lodër apo diçka më serioze, thjesht duhet r të pranoni që ajo është diçka normale dhe diçka që mund të shmanget. Megjithatë, sipas mendimit të psikologes dhe themelueses së Hey Sigmundit, Karen Jang, grindjet midis vëllezërve dhe motrave janë pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

Një ndër gjërat më të bukura që dalin nga grindjet e tilla janë shkathtësitë të cilat do të rrisin inteligjencën e tyre shoqërore-emocionale. E gjitha kjo është pjesë e rritjes së tyre.

“Vëllezërit dhe motrat kanë karakter goxha të pakompromis, për shkak të të cilit mësojnë se si të negociojnë dhe të përballen me njerëzit e tjerë”, ka thënë Jang dhe ka shtuar që nëpërmjet grindjes fëmijët mund të mësojnë se si të bëhen të mëshirshëm.

“Sado frustruese që të jetë, këshilla ime për prindërit është që të mos ndërhyjnë shumë në grindjen e fëmijëve të tyre, përveç rasteve kur grindja kalon në rrahje. Sa më shumë që të ndërhyni, aq më shumë ata do të presin nga ju që t’i zgjidhni situatat e konfliktit në vend të tyre”, thotë Jang.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top