Në fokus

April 7, 2020 | 8:20

Psikoterapisti francez: “Mos u përpiqni t’i mbani gjithmonë të angazhuar fëmijët, lërini edhe të mërziten”

Ndërsa shumica e prindërve janë duke kërkuar furishëm mënyra për t’i mbajtur fëmijët e tyre të zënë, një psikoterapist francez, Etty Buzyn, mbron meritat e mërzisë.

Nëse shumica e prindërve kanë frikë se fëmijët e tyre nuk do të kenë asgjë për të bërë, ju po mbroni “të drejtën e fëmijëve për t’u mërzitur”?

Në fakt, mërzia është një përvojë formuese në jetën e një fëmije. Aftësia për t’u marrë me mërzinë është një shenjë e shëndetit të mirë mendor. Kjo i bën fëmijët të përballen me vetminë dhe të vendosin emocionet brenda botës së tyre personale. Kjo në mënyrë progresive i lejon ata të zbulojnë aftësinë për ta bërë imagjinatën e tyre të rritet dhe të shpikin histori që më vonë do të bëhen pjesë e lojërave të tyre.

Pra, mosveprimi mund të jetë i dobishëm?

Është një mënyrë për fëmijët, si dhe për disa të rritur, të dorëzohen në “soditje” dhe të zbulojnë qetësinë, e cila është e pamundur të gjendet nëse përfshihesh vazhdimisht në aktivitet. Gjithashtu në këtë mënyrë fëmijët gjejnë imagjinatën e tyre për të stimuluar interesat që u shtojnë atyre frymëzimin. Nëse vëzhgoni shkencëtarët, ata shpesh bëjnë zbulimet e tyre në momente pasiviteti.

Pra, duhet të përfitojmë nga karantina për të mos bërë asgjë?

Gjatë gjithë vitit, ne i nënshtrojmë fëmijët tanë në aktivitete gjithnjë e më të hollësishme, por ata nuk dinë të mendojnë për botën përreth tyre. Ne i privojmë ata nga koha për të përjetuar emocionet e tyre. Të paktën për kohën e karantinës, le t’iu ofrojmë atyre kohën për të ëndërruar dhe për t’u kursyer stimulim të vazhdueshëm.

Disa prindër besojnë se një fëmijë i mërzitur është një fëmijë i lënë pas dore nga prindërit.

Siç dihet, ne jemi një shoqëri që i nënshtrohet tiranisë së “të bërit”. lloji i hiperaktivitetit, i cili kërkon që ne të jemi efikas dhe produktiv gjatë gjithë kohës. Në këtë mënyrë prindërit ndjehen fajtorë nëse nuk propozojnë veprimtari tërheqëse dhe të sofistikuara që fëmijët e tyre të mund të përfitojnë. Mos kini frikë të shkoni kundër rrymës! Nuk është shumë e vështirë të kalosh ca kohë me fëmijën tënd, qoftë edhe vetëm duke biseduar…

Mos i lini fëmijët tuaj të mërziten për pjesën e mbetur të karantinës. Ofrojuni atyre aktivitete interesante dhe të zgjedhura me kujdes. Por mos harroni momentet jetike për zhvillimin e tyre shpirtëror kur i bëni gjërat së bashku. Të shpenzoni kohë së bashku për t’u dhënë atyre dashurinë dhe vëmendjen tuaj është të pranoni ndjenjat dhe pozicionin e tyre. Kur një fëmijë thotë “Unë jam i mërzitur”, ajo që dëgjoj është “Unë dua të flas me ty”, dhe “Unë dua të kaloj pak kohë me ju, a mund ta lini laptopin tuaj?” Përgatitja e disa biskotave ose krijimi i një fustani të ri për kukullën, janë raste të çmuara për të kaluar kohë së bashku dhe për të mbjellë farën për kujtime të qëndrueshme.

A duhet të ndihemi fajtor që nuk i jemi përgjigjur menjëherë “Mami, jam i mërzitur?”

Jo. Të mos kemi frikë të marrim kohën e duhur për t’iu përgjigjur këtij lloj zhgënjimi. Kënaqësia e menjëhershme i ndalon fëmijët të përdorin kapacitetet e tyre. Pra, ky lloj zhgënjimi është jetik për zhvillimin e tyre. Së pari, sepse kënaqësia e plotë nuk ekziston, është e pamundur – të gjithë duhet të mësojmë se si të merremi me zhgënjimin dhe ndonjëherë madje ta krijojmë atë. Prandaj mos kini frikë të frustroni! Është normale që prindërit t’i irritojnë fëmijët e tyre (brenda kufijve të arsyeshëm) dhe të provokojnë reagimin e tyre!

Në çdo rast, nuk duhet të keni frikë t’i bëni fëmijët tuaj të ndjejnë zhgënjime. Nëse nuk i përgjigjeni menjëherë ankesës “Unë jam i mërzitur”, do t’i lini fëmijës tuaj kohë të gjejë diçka për ta bërë vetë. Mërzia dhe përsëritja e përditshme i detyrojnë njerëzit të zhvillojnë ndjenjën e tyre të imagjinatës, të gjejnë zgjidhje, projekte të reja dhe mënyra të reja për të qenë vetvetja.

 

 

Burimi / https://aleteia.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top