Marrëdhënie

September 4, 2017 | 10:33

Puna me turne ndan çiftet?!

Në bazë të studimeve të fundit është arritur në përfundimin se oraret e tejzgjatura shkatërojnë familjen. Çiftet më së shumti gjejnë paqen duke u ndarë, e shifrat për fat të keq kanë një trend në rritje. Por ky rezultat, a ka të njëjtin efekt dhe në vendin tonë?

1

Turni i tretë nuk është i lidhur drejtëpërdrejtë vetëm me shëndetin tonë, por edhe si një indikator mjaft i fuqishëm për një divorc të mundshëm. Për të mësuar më shumë rreth kësaj tematike, Konica.al ka marë opinionin e sociologes Entela Binjaku, e cila duket se edhe ajo është e gjunjëzuar rreth këtij fakti, duke e lidhur ngushtësisht me një sërë faktorësh.

Entela Binjaku Sociologe

Entela Binjaku
Sociologe

“Një pjesë e madhe e qytetarëve tanë janë lindur dhe rritur në struktura familjare, ku njëri apo të dy prindërit kanë punuar me turne dhe pavarësisht lodhjes që krijonte një strukturë e tillë e ndarjes së orëve të punës, pavarësisht shkëputjes prej partnerit apo familjes, pavarësisht ngarkesës që i shtohej njërit prej bashkëshortëve, sërish kjo nuk i çonte në divorc, ose të gjitha këto nuk përbënin shkaqe për divorc.

Sigurisht arsyet për këtë duhen kërkuar edhe në kufizimet e tjera që sillte ai regjim. Në këtë periudhë tranzicioni vlerash, familjet e sotme gjenden nën një presion më të madh të jetës urbane, ngarkesat mbi individin për shkak të kërkesave që ka jeta janë të mëdha, pakënaqësitë në shumë çifte nga jeta bashkëshortore nuk mungojnë, dhe puna me turne mund të krijojë disa premisa për të plotësuar këto pakënaqësi, mungesa e një regjimi familjar, një stereotipi të jetës në familje, mund të lëkundë jetën familjare”.

Sikundër e përmend edhe më lart sociologia, qytetarët edhe më shumë punojnë me orare të tejzgjatura për të plotësuar diçka luksi, por jo domosdoshmërisht. Por sipas saj, kjo nuk do të thotë se kushdo që punon me turne, është i predispozuar për tu ndarë.

“Kjo nuk do të thotë se çdokush punon me turne rrezikon jetën bashkëshortore, por puna e tillë mund të krijojë një terren më të thjeshtë për ata që jeta në çift i lë të pakënaqur, për ata që ju arratisen përgjegjësive që ju ngarkohen, kur njëri ndër partnerët është i angazhuar në punë etj. Puna me turne shpesh karakterizohet nga një lodhje e madhe mendore dhe fizike, gjë e cila i bën disa të humbasin më lehtë ekuilibrin në jetën bashkëshortore dhe nëse kjo vjen e thellohet, shkon deri në zgjidhje të martesës, etj”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top