Në fokus

April 29, 2020 | 8:12

“Puna nga shtëpia, një e drejtë që mund të ushtrohet edhe pas koronavirusit”

Urgjenca e koronavirusit ka shënuar një ndryshim të thellë në jetën tonë, zakonet dhe mënyrën tonë të të qenurit në shoqëri. Megjithëse në përgjithësi këto zakone të reja janë përgjithësisht stresuese, ato nuk janë të gjitha të gabuara ose të këqija. Disa nga këto zakone duhet të mbahen edhe pasi epidemia të ketë kaluar. Për shembull, ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, dëshiron të vendosë të drejtën për të punuar nga shtëpia, nëse është e mundur që kjo të bëhet, edhe pasi të ketë mbaruar pandemia e koronavirusit.

E drejta për punë

Politikani socialdemokrat tha për gazetën Bild se ai synon ta paraqesë këtë projektligj në vjeshtë. Ai tha se vlerësimet fillestare sugjerojnë që përqindja e punonjësve që punojnë në distancë u rrit nga 12% në 25% gjatë krizës Covid-19, në rreth 8 milion njerëz. “Kushdo që dëshiron dhe puna e të cilit e lejon që të punojnë nga shtëpia, mund ta bëjnë këtë edhe kur pandemia të ketë mbaruar”, tha Heil, “ne po mësojmë se sa punë mund të bëjmë nga shtëpia.”

Zgjedhja nuk është e detyrueshme

Heil theksoi se qeveria dëshiron të “lejojë që të bëhet më shumë punë nga shtëpia, por jo t’i detyrojë punonjësit për këtë zgjëdhje”, duke shprehur se njerëzit mund të zgjedhin të punojnë tërësisht nga shtëpia ose të zgjedhin ta bëjnë këtë vetëm një ose dy ditë në javë. Socialdemokrati Heil, partneri i koalicionit qeverisës të Kancelares Angela Merkel, e kishte kërkuar që në dhjetor, shumë kohë para shpërthimit të epidemisë, që të vendoset e drejta për të punuar nga shtëpia.

 

 

Burimi / http://europa.today.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top