Këshilla & Arsye

March 18, 2020 | 8:08

Punë nga shtëpia, ja këshillat që ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin

Pas përhapjes së madhe të koronavirusit, punonjësve në të gjithë botën u është thënë të punojnë nga shtëpia. Por nga puna në zyrë, në punën në shtëpi, kërkon një mundim dhe përshtatje. Për t’iu ardhur në ndihmë në këtë proces, sjellim disa këshilla që do t’iu ndihmojnë në krijim e kushteve të duhura për të punuar nga shtëpia.

– Sigurohuni të keni teknologji të mjaftueshme për punën tuaj dhe lidhje të mirë me internetin.

– Caktoni një vend specifik për punë e një vend specifik për relaks, brenda shtëpisë

– Mundësisht caktoni një dhomë që ju përmirëson humorin dhe ka shumë dritë natyrale.

– Edhe pse jeni në shtëpi, vishni rrobat e punës. Kjo ju ndihmon psikologjikisht dhe ju fut në humorin e punës dhe nxit produktivitetin.

– Gjithmonë bëni një ‘to-do-list’ në kompjuter apo celular dhe ndiqeni atë gjithmonë. Është e lehtë të humbet fokusi në shtëpi!

– Përpiquni të qëndroni sa më shumë online dhe komunikoni shpesh me kolegët tuaj të punës. Mos u përpiqni t’ia mbathni dhe t’ia hidhni shefit tuaj. Nuk është e shëndetshme as për ju. Besimi është i rëndësishëm.

– Mos harroni të merrni disa pushime relaksuese 5 minutëshe. Ju rrisin fokusin dhe produktivitetin.

 

Burimi / http://www.scan-tv.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top