Në fokus

July 7, 2018 | 11:15

Pushimet perfekte, nostalgjia e pushimeve të dikurshme!

“Më kujtohet lumturia e saj. Ajo u bë një prej atyre që shkuan në plazh në muajin gusht. Makina, pa ajër të kondicionuar, transportonte valixhet e mbushura dhe autostrada nuk kishte pulla të zeza, arnat e mbivendosura nga prishja e saj. Këto ishin vitet kur pensionistët mund të përballonin shpërblimin e duhur pas një flijimi të gjatë, ishin vitet e plazheve me tavolina dhe pasta të pjekura, dhe ato kontejnerë frigoriferi që çfarë nuk mbanin. Lumturia, ishte dhe në ato karrige të palosshme dhe ato kafe në termus që i rrufisnim në fund të drekës. Shkëndijë kënaqësie ishin dhe fotot me rrotullime, bisedat ku ishim mbledhur të gjithë së bashku në fund të drekës, dhe fëmijët që ishin fëmijë në gjithçka bënin.

Qytetet e shkreta, që edhe për bukën të duhej të shkoje në stacionin qendror. Kishte një shije tjetër lumturie! Disko në plazh, prej druri me llambë me ngjyrë, vajzat ulur duke pritur ftesën për të kërcyer dhe të njihen më mirë me njëri-tjetrin, ishim gati të huaj me njëri-tjetrin dhe intimiteti nuk kishte emër. Ne, me një kitarë dhe një zjarr në plazh, kishim parajsën, pa harruar një shishe që rrokullisej për të marrë një puthje. 

m-300x231Ne, fëmijët e pullave postare dhe kartolinave “shumë përshëndetje nga deti“, i dërgonim gjithmonë në ditën e fundit. Ndoshta për këtë shijoheshin kaq shumë ato pulla, sepse festat mbaronin, dhe kur ktheheshim në shtëpi u riktheheshim atyre kartolinave me nostalgjinë e bukur të pushimeve që kaluam. Në vjeshtë, me qetësi në kokë dhe shpresë gjithmonë se ky rrugëtim postar do të përsëritej sërish.

Në vend të kësaj, më 15 gusht, qendrat tregtare janë gjithnjë të hapura, qytetet janë gjithnjë e më të populluara, pensionistët i shohim atje, nën disa pemë për pak freski.

Ne bëjmë gjithnjë e më shumë foto pa pasur nevojë të shkojmë dhe t’i lajmë ato, dhe këtu, ata vjedhin pritjen. Shkojmë të organizuar në plazhe dhe na duhet të respektojmë kufijtë, pasi dhe këtu, na i kanë vjedhur hapësirat.

Kemi kërkuar më shumë, por kemi pasur më pak.

Tanimë kemi një smartphone për të biseduar me botën, dhe këtu, këto aparate të lëvizshme na kanë vjedhur mundësinë për të qenë së bashku me njëri-tjetrin.

Më kujtohet lumturia e saj. Ajo mbeti në lëkurë, dhe nuk kishte fjalëkalim.

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top