Lifestyle

July 7, 2018 | 12:16

Veshja e përsosur për një dasmë pranë detit (Foto)

Vera është sezoni me më shumë aromë lulesh portokalli; lulëzojnë martesat në ajër të pastër, në një triumf të thënies “Po” dhe të buqetave të hedhura nën rrezet e diellit.

Shumë zgjedhin si vend detin, plazhe romantike ose edhe varka, gjë që kërkon një kod veshjeje të ndryshëm nga martesat në qytet.

Nëse jeni e ftuar në një dasmë pranë detit zgjidhni pëlhura elegante si mëndafshi, veshje saten, dantella të lehta, pasi do t’iu sjellin freski në një veshje të vetme.

Synoni veshjet pa mëngë apo edhe veshjet me një shpatull: gjatësia e shkurtër dhe simetria e ajrit do ta bëjnë veshjen tuaj të përsosur për peizazhin detar.

Këpucët duhet të jenë rreptësisht të hapura: sandale të argjendta prej lëkure, të dekoruara me perla dhe rripa me shkëlqim për një pamje mbresëlënëse.

Çanta e duhur? Rrugë të lirë për portofolët për t’i dhënë një prekje speciale veshjes. Në alternativë, për të qenë perfekte në stilin marinar zgjidhni një fustan me lule, vathë në formën e palmës; çmimi i të ftuarës më të bukur do të jetë i juaji! Dhe ndoshta edhe një buqetë …

Në galerinë e mëposhtme jepen disa veshje e aksesorë për një martesë në det.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top