Editorial

May 26, 2018 | 9:31

Pyetje delikate për seksin, MAS: kërkesë e studimeve nga BE

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç ka ngjallur indinjatë tek prindërit.

Rezultatet e studimit supozohet të bëhen të ditura pas përpunimit të një pyetësori të cilit do t’i përgjigjen fëmijët.

Ndër të tjera në pyetësor nxënësit duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale, ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral.

Ministria e Arsimit ka mbështetur kërkesën për realizimin e këtij studimi në shkollat e planifikuara në shkallë vendi.

Kryetarja e Komisionit për median, Albana Vokshi i ka drejtuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla një kërkesë ku parashtron problemin dhe shtron disa pyetje.

Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor. Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral”, thuhet në kërkesën e Vokshit.

Pyetësori

Pyetësori 

Miratimi

Miratimi

Kërkesa e Albana Vokshit

Kërkesa e Albana Vokshit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top