Këshilla & Arsye

September 7, 2018 | 12:21

Qëndrimi në këmbë, efekte pozitive për shëndetin dhe bukurinë

Një studim australian i kohëve të fundit ka nxjerrë në pah përfitimet shëndetësore të tavolinave vertikale që kanë filluar të përdoren në zyra, të cilat bëjnë të mundur që punonjësit të qëndrojnë në këmbë.

Qëndrimi në këmbë për disa orë në ditë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Megjithatë, në këtë rezultat kanë arritur edhe studiues të tjerë në kërkimet e mëparshme. Gjithsesi të gjithë studiuesit pajtohen me faktin se stili i jetesës që lidhet me qëndrimin ulur është i lidhur me rritjen e rasteve të obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Shumë kohë ulur

Studiuesit kanë vëzhguar se evropianët priren të shpenzojnë ulur deri në shtatë orë në ditë, madje edhe njerëzit që janë fizikisht aktivë, pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në karrige.

Për të parë nëse qëndrimi në këmbë mund të djegë më shumë kalori se sa të rrish ulur, studiuesit shqyrtuan rezultatet e 46 studimeve që përfshinin 1,184 individë. Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare 33 vjeç dhe një peshë prej 65 kg. Pas analizës, studiuesit zbuluan se personat që rrinin në këmbë kishin djegur 0.15 kalori për minutë më shumë se ata që qëndronin ulur.

Rezultatet në 4 vjet

Më pas ata llogaritën se një person me peshë 65 kg do të harxhonte më shumë se 54 kalori në ditë në qoftë se ai kalonte gjashtë orë në ditë në këmbë në vend që të rrinte ulur. Nëse kjo rutinë bëhej e përditshme, individët mund të humbisnin 2.5 kilogramë në vit dhe 10 kg në 4 vjet. Megjithatë, studiuesit thonë se hendeku i shpenzimit të energjisë mund të jetë edhe më i madh se ç’është vërejtur.

Avantazhet

Qëndrimi në këmbë jo vetëm që djeg më shumë kalori, por vë në lëvizje disa muskuj që mbrojnë zemrën dhe ulin rrezikun e diabetit.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top