Këshilla & Arsye

November 17, 2017 | 9:31

Qëndrimi ulur në punë, armiku kryesor i shëndetit

Mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur kohën për t’u marrë me aktivitet fizik gjatë javës, por edhe nëse gjeni kohë për të shkuar në palestër apo për të bërë një orë vrap, si para pune apo edhe pas saj, kur të shkoni në punë ju do të rrini sërish të gjithë ditën ulur përballë kompjuterit, duke e dëmtuar shëndetin tuaj. Por edhe gjatë orëve tuaja në punë ju mund të kryeni ushtrime të ndryshme fizike, të cilat nuk do t’ju marrin pothuajse fare kohë nga koha juaj e punës.

Nëse keni mundësi dhe ju lejohet ju mund të merrni edhe një tavolinë pune që të jetë e lidhur me një pistë vrapimi, një prej risive më të fundit për të punuar në mënyrë sa më të shëndetshme!

Gjetja e kohës së lirë për t’u marrë me ushtrime të ndryshme fizike mund të shndërrohet në një sfidë më vete, por ndryshimi i rutinës së ditës tuaj të punës, mund të jetë lëvizja e duhur për të mos e dëmtuar shëndetin tuaj:

  1. Mbylleni makinën në garazh

Mbylleni makinën në garazh gjatë ditëve të javës. Ecni ose shkoni në punë me biçikletë. Nëse e keni shumë larg punën dhe jeni të detyruar për të marrë autobusin, zbrisni disa stacione më përpara dhe bëjeni pjesën e mbetur të rrugës duke ecur. Mos e merrni kurrë ashensorin, ngjituni përherë nga shkallët, një prej ushtrimeve më të mira që mund të bëni në punë.

  1. Punoni në këmbë

Këshillohet që gjithmonë të kërkoni për mënyra në të cilat të mos punoni ulur. Nëse keni për të bërë telefonata, ngrihuni nga tavolina juaj e punës dhe bëni ecejake nëpër zyrë. Një mundësi mjaft e mirë është që në zyrën tuaj të keni edhe tavolina të tilla që mund të punoni duke qëndruar në këmbë. Konsumojeni vaktin e drekës në këmbë. Shmangni dërgimin e email-eve ndërmjet kolegëve dhe në vend të kësaj shkoni në zyrën e tyre për ta diskutuar. Kjo është edhe një gjë shumë e mirë për ta sqaruar problemin sa më mirë.

  1. Pushime të shkurtra fitnesi

Në vend që pushimin e drekës ta kaloni në kafene, ku sërish do të qëndroni ulur, atë gjysmë orë shfrytëzojeni për të shëtitur. Nëse nuk doni të dilni jashtë gjatë pushimit tuaj të drekës mund të kryeni ushtrime të vogla, të cilat do t’ju ndihmojnë për të rifituar sërish energjitë tuaja.

  1. Top fitnesi

Nëse ju lejohet, ju mund ta zëvendësoni për disa orë karrigen e punës me një top fitnesi, gjithmonë edhe nëse arrini të mbani ekuilibrin. Kjo do t’ju ndihmojë shumë për të mbajtur si duhet shtyllën tuaj kurrizore duke ju mbajtur larg edhe disa prej sëmundjeve profesionale më të rrezikshme që lidhen me shtyllën kurrizore si pasojë e të ndenjurit për një kohë të gjatë ulur dhe duke mos mbajtur mbi të gjitha qëndrimin e duhur.

  1. Gira të vogla

Merrni në konsideratë mundësinë për të mbajtur gira të vogla në zyrë. Ato mund të fshihen lehtësisht në një prej sirtarëve tuaj dhe në momentin që ju keni pushimin e drekës mund t’i përdorni.

  1. Organizoni mbledhje në këmbë

Kjo është një prej praktikave më të reja që po përdoret së fundmi gjerësisht në botë, organizimi i mbledhjeve në këmbë. Në vend që të qëndroni me orë të tëra ulur duke dëgjuar të tjerët që flasin gjatë një mbledhjeje, ju mund t’i organizoni ato duke qëndruar në këmbë, praktikë që ju jep mundësinë për të lëvizur dhe për të mos t’u lodhur shumë duke qëndruar ulur, pa lëvizur.

  1. Një prej risive më të fundit

Mendoni se nuk është e mundur për të ecur dhe për të punuar njëkohësisht? Nëse po, gaboheni. Tavolina e punës e cila është e lidhur me një pistë vrapimi është një prej risive më të fundit, e cila sjell palestrën në zyrën tuaj. Sipas studimeve të fundit kjo është një prej zgjidhjeve më të mira për të gjithë punonjësit, jo vetëm për të qëndruar në formë por edhe duke mos e lënë punën mënjanë. Mos harroni edhe një fakt të rëndësishëm, në këtë formë ju i kurseni vetes shumë kohë, të cilën mund ta harxhonit në palestër./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top