Mirëqenie

June 4, 2018 | 14:42

Qumështi i gomaricës, një perlë në qytetin tonë

Hera e parë që në jetën time vura në buzë qumësht gomarice. Të them të drejtën, pak me droje, sepse parapërfytyroja diçka tjetër. Por, guximi për ta testuar, meqë m’u dha rasti, më shtyu për t’i përftuar vetitë e tij në një trup që e kishte domosdoshmëri, pra te vetja. Mbylla sytë dhe hundët por, nuk kishte asfare nevojë. Qumështi i gomaricës ka pak shije të ëmbël dhe është kaq i shijshëm në përcjelljen e tij. Ja pra, asgjë nuk ishte e vërtetë nga ideja se, gomarica është shumë ndryshe nga lopa.

Faktuese e gjithë kësaj, e pohoj me plot zë se ky qumësht i veçantë, në dietën tonë bëhet kaq i domosdoshëm për vlerat e tij ushqyese. Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në antikitet e rekomandoi qumështin e gomaricës për të luftuar sëmundje të ndryshme. Paraardhësit tanë gjithashtu, e kanë përdorur këtë qumësht për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj. Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës.

Në Shqipëri, distributori i vetëm që e bën të mundur praninë e këtij qumështi është Alpha Plan Consultans. Ajo furnizohet nga e vetmja fermë e certifikuar në Greqi për qumësht biologjik. Ferma Tsichouridi ka diku te 200 krerë. Sipas administratorit të Alpha Plan Consultans, Dimitris Stathis garancia e prodhimit të pashtershëm ndodh si pasojë e prodhimit nga vetë gomarica në një periudhë që pas lindjes shkon nga 12 deri në 15 muaj.

Përsa i përket Greqisë, qumështi i veçantë i gomaricës është i shkëlqyer në prodhimin e linjave kozmetike si bazë për kremrat bio, të cilat gjenden vetëm në farmaci. Në të gjithë Greqinë ato gjenden në 4500 farmaci. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri.

Vlerat ushqyese e kurative

Qumështi i gomaricës përmban 60 herë më shumë vitaminë C se sa qumështi i lopës si dhe vitaminat A, D, E dhe ato komplekse B. Përmbajtja e lartë e laktozës dhe rritja e normës së thithjes së kalciumit nga trupi, është një fakt tjetër i rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e densitetit të kockave normale të organizmit. Si laktoza dhe laktulozi favorizojnë rritjen e baktereve të mira në florën e zorrëve të sistemit tretës. Këto organizma të njohura si probiotikë, janë të nevojshme për mirëfunksionimin e zorrëve. Lizozima ka veti antibakteriale dhe inflamatore, e cila ul mundësitë e inflamacionit gastroenterologjik, madje edhe te foshnjat. Përqindja e lartë e acideve yndyrore dhe jo yndyrore si dhe përmbajtja e Omega 3 dhe 6, e bëjnë qumështin e gomaricës një ushqim funksional për konsumin njerëzor, dhe akoma më shumë për të rriturit, ku rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare është i lartë.

Është vërtetuar se qumështi i gomaricës ndihmon në: sistemin imunitar, shtatzënat, foshnjat e të moshuarit; në osteogenesis, formimin e kockave, trajtimin e arteriosklerozës; shërimin e pacientëve me zemër; shëron kollën e mirë te foshnjat dhe fëmijët; përmban 60 herë më shumë vitaminë C se qumështi i lopës; përmban Omega 3 dhe 6; në balancimin e mikroflorës te zorrët, favorizon rritjen e baktereve të mira në sistemin tretës; në funksionin e mëlçisë; i përshtatshëm për diabetikët; kuron alergjitë e lëkurës; parandalon plakjen, redukton rrudhat, puçrrat; kuron astmën, ekzemën dhe psoriazën; tretet lehtë. Në legjislacionin e Komunitetit Europian, qumështi i gomaricës lejohet të shitet dhe të përfshihet në llojet e tjera të qumështit.

Greqia në përputhje me ligjin e mësipërm, gjithashtu kërkon që qumështi i destinuar për konsumim njerëzor, të pasterizohet. Ferma Tsixouridi, ka caktuar pasterizim të qumështit që prodhon në laboratorin e ushqimit të TEI Thesalias, nën mbikëqyrjen e profesorit të famshëm për studimet e tij mbi efektet dhe përpunimin e qumështit të gomaricës, Dr. Constantinou Petrotou. Ekipi i tij shkencor përpunon me forma të buta, duke ruajtur në maksimum efektet e përbërësve në tërësinë e tyre. Paketon dhe standardizon këtë qumësht të shkëlqyer, të cilin që nga dita e sotme me krenari, Ferma Tsichouridi në bashkëpunim me Alpha Plan Consultans e ofron për ju dhe familjet tuaja. Qumështi i gomaricës, kjo dhuratë e mrekullueshme e natyrës, duke ia hequr substancat e padobishme, ndihmon për një nivel më të mirë jetese.

Avantazhet në kozmetikë

Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin kremrat dhe sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Qumështi është përdorur edhe nga Kleopatra si një ndër ritualet e saj më të rëndësishme për kujdesin ndaj vetes. Ajo e përdorte qumështin e gomaricës në banjat e bukurisë në mënyrë që lëkura e saj të dukej më e re. Janë rreth 2000 produkte të ndryshme përfshirë kozmetikën, të cilat i gjeni në dyqanin Club Better Life.

Mënyra e përdorimit

Qumështi mbahet në ngrirje. Ndalohet të zihet apo ta nxehim. Duhet të pihet brenda tri ditëve nëse e harrojmë në frigorifer. Qumështi shkrihet gradualisht. Nëse përdor një pjesë, tjetra duhet të rivendoset në ngrirje. Mund ta shoqëroni edhe me qumësht tjetër. Mund ta përdorni për të lyer fytyrën ose qafën, e më pas e shpëlani për të vendosur kremin hidratues. 3 deri në 5 shishe në muaj mund të vlejë si terapi për të marri çdokush ka probleme si kurë mujore.

MASTIQUA | Uji i jetës mesdhetare

Një traditë e lashtë mesdhetare, e cila vjen si një spërkatje e freskët, rivitalizuese në çdo moment me këtë ujë unik me gaz të freskët me mastiha. MASTIQUA rrjedh nga një traditë mesjetare shekullore, me rrënjë nga pema me të njëjtin emër. Pema e Mastikës është zbuluar në një ishull të bukur, por të vogël i quajtur Chios, në një kënd në lindje të Mesdheut, por që nga vlerat për mirëqenien e njeriut është respektuar me mijëra vjet.

Uji që rridhte nga këto pemët Mastika, është mbledhur që në lashtësi e për shumë shekuj, njerëzit e mençur të Mesdheut kanë krijuar një pije speciale, e cila besohet se ndihmon për pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Ky produkt, i cili sapo ka hyrë në treg nga Alpha Plan Consulting, ka si synim tregun e gjerë për të gjithë ata që kanë probleme me stomakun. Natyrisht që me drejtim farmaceutik. Këtë produkt e ka përdorur dhe babai i mjekësisë moderne, Hipokrati, për të qetësuar dhimbjet e stomakut.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top