Në fokus

June 29, 2018 | 13:13

Racizmi: Microsoft teston mënyra të reja për zbutjen e fenomenit në botë

Microsoft ka përditësuar teknologjinë e njohjes së fytyrës në një përpjekje për ta bërë atë më pak ‘racist’. Kjo nismë ka ardhur si pasojë e një studimi të botuar në mars, i cili kritikoi teknologjinë se nuk ishte në gjendje që të dallonte me saktësi gjininë e njerëzve me tone më të lehta të lëkurës.

Sipas studimit u gjet se sistemi punonte më mirë për të njohur meshkujt me ngjyrë të lehtë të lëkurës dhe më keq për femrat me lëkurë me ngjyrë të errët.

Problemi kryesisht vinte nga të dhënat që përdoreshin për të trajnuar sistemin AI që nuk përmban imazhe të mjaftueshme të njerëzve me ton të errët të lëkurës.

Ekspertët nga firma informatike thonë se përditësimet e tyre kanë ulur ndjeshëm këto gabime, deri në 20 herë për njerëzit me fytyra më të errëta.

Specialistët nga laboratori hulumtues i Microsoft-it në Nju Jork bënë tri ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon Face API-ja, e cila fuqizon teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Ata zgjeruan dhe rishikuan grupet e të dhënave të përdorura për trajnimin e sistemit, si dhe grumbulluan të dhëna të reja që u përqendruan në mënyrë specifike në tonin e lëkurës, gjininë dhe moshën.

Rezultati, thonë ata, është se shkalla e gabimit për burrat dhe gratë me lëkurë të errët është zvogëluar deri në 20 herë dhe se në përgjithësi ato janë reduktuar nëntë herë për gratë.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top