Në fokus

October 16, 2016 | 9:30

Rama rrëfen një përvojë personale me kancerin: Mu desh të provoja në lëkurën time

Kryeministri Edi Rama ka risjellë  në  vë mendje pë rvojë n me djalin e tij në  muajin e sensibilizimit kundë r kanerit. Duke folur në  në Kongresin Botëror të Onkologëve në Tiranë, Rama tha se, “njerëzit kanë filluar të dinë gjëra që ata vetë nuk i dinin më përpara për shëndetin e tyre dhe të kujdesen për veten, përpara se gjërat të bëhen të pamundura.”

Fjalimi i Kryeministrit:

Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vjet më parë më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq, që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimi që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte. Por një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte të bënte me një ndryshim të madh që dija bën, kur kemi të bëjmë me kancerin. Dhe kur bëjmë fjalë për vendet, ato nuk dallojnë nga ajo që kanë, por më shumë nga ajo që dinë. E sa më shumë të dinë, aq më mirë janë.

 

Shqipëria është një vend me plot burime natyrore dhe nëse do ta krahasonim çfarë na është dhënë nga natyra, nga Zoti, për ata që besojnë në Zot, me atë çka i është dhënë vendeve më të pasura e më të zhvilluara, sigurisht që nuk ka krahasim, ne jemi më të pasur. Por çfarë i bën ata të jenë më të zhvilluar dhe më të pasur se ne, përsa i përket asaj çka njerëzit kanë, është dija. Prandaj ky Kongres dhe këto lloj takimesh janë thelbësore në këtë aspekt, sepse sjellin mundësi të mëdha për dije. E sa më shumë të dimë në këtë vend, aq më mirë do të jetë për gjithçka që ka të bëjë me përpjekjet tona për të transformuar vendin në të gjithë sektorët.

 

Gjëja e dytë që do doja të theksoja është se në vendet e varfra, ku përpjekjet dhe mundimet janë kudo e ka një ndjesi emergjence kudo, për shkak të nevojës për t’u përballur me gjëra që ndodhin gjatë gjithë kohës, në rrethana ku institucionet janë ende të pagjendshme, duke marrë pjesë fuqimisht në një proces të zhvillimit të qëndrueshëm, ka dy gjëra që gjithmonë mungojnë: Parandalimi dhe mirëmbajtja.

 

Dhe kur flasim për shëndetin, parandalimi është çelësi. Por kur flasim për të vendosur në lidhje me buxhetin e vitit tjetër, çfarë gjithmonë ngelet në fund, fatkeqësisht është parandalimi. Kjo është çka tradita jonë në përgatitjen e buxhetit për vitin tjetër ka treguar dhe për këtë jemi përpjekur për ta ndryshuar. E për herë të parë që prej 25 vitesh, ne jemi përfshirë në një paketë të rëndësishme parash për check-up falas për popullatën nga mosha 45-60, saktësisht sepse ne duam që të hapim një kapitull të ri përsa i përket një kuptimi më të mirë sa i përket situatës së shëndetit publik e të parandalimit gjithashtu. Do të ishte mirë, nëse do ta zgjeronim më tepër e këtë do të përpiqemi të bëjmë me buxhetin e vitit tjetër. Por deri tani, rezultatet e para që kemi marrë na tregojnë shumë që kemi arritur të kuptojmë shumë më shumë sa i përket situatës së përgjithshme  dhe njerëzit kanë filluar të dinë gjëra që ata vetë nuk i dinin më përpara për shëndetin e tyre dhe të kujdesen për veten, përpara se gjërat të bëhen të pamundura.

 

Nga ana tjetër, unë mendoj se ja kemi arritur disi, ku askush nuk ia ka arritur më parë, ne kemi ndalur duhanpirjen në hapësirat publike. Për ata që kanë njohuri mbi traditat tona, kjo ishte diçka si mision i pamundur dhe për ne, për këtë vend, duket shumë më e mundshme të ndalim më mirë botën të mos prodhonte më armë bërthamore sesa duhanpirjen, por kjo gjë është kryer. Këto ditë, shumë njerëz që e njohin këtë vend, e njohin shumë mirë traditën e këtij vendi, kur vijnë dhe shkojnë në bare dhe restorante janë të habitur nga ky fakt dhe duke shpresuar që kjo t’i përmbajë njerëzit në masë të gjerë për të mos i vetëshkaktuar vetes, atë çka vjen nga pirja e duhanit. Në një nga darkat që ne kishim me Presidentin dhe organizuesit kryesor, unë dëgjova gjëra të tmerrshme në lidhje me pirjen e duhanit dhe mendoja se po, ne bëmë diçka të mirë, duke e ndalur atë.

 

Ne po bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të investuar më shumë në sistemin shëndetësor dhe në infrastrukturën e shërbimeve shëndetësore dhe ia kemi arritur të ndryshojmë mënyrën sesi përballemi me problemet e trashëguara, edhe përse i përket financimit. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi ynë shëndetësor është jo i financuar sa duhet dhe mundësitë tona buxhetore nuk janë të pakufizuara, por duke futur mënyra të reja të financimit nëpërmjet partneritetit publik- privat, ia kemi arritur që të kemi disa shërbime shumë të mira përsa i përket materialeve për spitalet dhe gjithashtu përsa i përket, për shembull, kujdesit për njerëzit në nevojë për dializë. Ata ishin duke vuajtur për një kohë të gjatë, pasi ishin të detyruar të vinin në Tiranë, 3 herë në javë, nga i gjithë vendi dhe ta merrnin këtë shërbim vetëm në një pikë të vetme, vetëm në një spital privat, sepse shërbimi publik nuk e kishte. Tani gjërat janë duke ndryshuar falë partneriteti publik- privat dhe kjo jepet tashmë falas. Pra, në kuptimin që shtetit paguan për të dhe njerëzit po e marrin në afërsi të shtëpive të tyre dhe deri në gjysmën e dytë të vitit tjetër do të jetë një rrjet i qendrave në çdo pjesë të vendit.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top