Mirëqenie

July 17, 2017 | 9:33

Rastet kur është e ndaluar që fëmijët të notojnë në pishinë ose det

Kur vjen puna te bllokimi i fëmijës nuk duhet në asnjë mënyrë të nënvlerësoni ushqimin. Dielli, vapa… të gjithë këta faktorë na bëjnë të drejtohemi në det. Por kujdes! Jo gjithmonë do të ishte momenti i duhur për të bërë një banjë. Sidomos nëse kemi të bëjmë me një fëmijë, i cili është tepër delikat dhe ka dëshirë të vazhdueshme të luajë në ujë.

1
Cili është rreziku që paraqitet për fëmijën?

Nëse fëmija juaj sapo ka ngrënë diçka duhet të prisni pak për ta lejuar të bëjë një banjë në det apo pishinë, në mënyrë që rreziku i bllokimit apo mbytjes të ulet.

Konkretisht duhet të prisni:

• Më pak se 30 minuta nëse ka ngrënë një panine;
• Më pak se 30 minuta nëse ka ngrënë një kos me fruta;
• Një orë nëse ka ngrënë një akullore;
• 30 minuta nëse ka ngrënë një sallatë të lehtë;
• 3 orë pas një vakti të plotë dhe të rëndë. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsirat.
Kjo kohë duhet respektuar për t’i lejuar ushqimit të tretet.

Rreziku i bllokimit

Nëse nuk do të respektohet koha e mësipërme, bllokimi i shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës se ujit dhe stomakut që është duke kryer tretjen me anën e gjakut të ngrohtë, mund të ndodhë në çdo moment. Pasojat e kësaj përplasje termike do të shkaktojnë frenim të tretjes dhe për pasojë ulje të presionit të gjakut, marrje mendsh, te vjella, krampe abdominale e madje edhe humbje ndjenjash. Bllokimin nuk e shkakton uji, por temperatura e tij e cila është më e ulët se ajo e trupit. Nëse nënvlerësohet ky problem mund të shkaktohen shumë pasoja serioze./Burimi “përnënat.al”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top