Këshilla & Arsye

May 19, 2018 | 12:36

Rastet kur prindërit nuk duhet të shqetësohen për fëmijët

Kur bëheni me fëmijë, atëherë kuptoni shqetësimet e prindërve të tjerë për rritjen dhe kujdesin e të vegjëlve. Megjithatë, ka disa raste kur nuk duhet të shqetësoheni shumë, sepse janë faza normale nëpër të cilat kalojnë fëmijët.

Mos u shqetësoni më për këto arsye:

Fëmija mësohet keq

Mund të keni dëgjuar më të vjetrit që ju thonë të mos qëndroni shumë afër fëmijës, të mos e mbani në krahë kur qan, sepse e mësoni keq. Në fakt nuk është kështu, sa më shumë t’i qëndroni pranë, aq më e fortë behet lidhja mes jush.

Reflekset e pazakonta të të porsalindurit

Të sapolindurit janë vërtet mahnitës. Ata lindin me disa reflekse, si për shembull refleksi për të thithur gjirin tuaj. Mos u shqetësoni kur i shikoni të bëjnë reagime të pazakonta, por do të ishte mirë t’i fotografoni sepse këto reflekse zhduken pas rreth 6 muajve.

Temperamenti shumë i gjallë i fëmijës

Nëse fëmija juaj është aktiv, reagon ndaj çdo stimuli, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. Rezulton se këta tipa fëmijësh bëhen udhëheqës të mirë në të ardhmen, kanë fantazi të zhvilluar dhe mendojnë ndryshe nga shumica.

Vonesa për të shkuar në shkollë

Fëmijët mësojnë më shumë përmes lojërave sesa në shkollë. Prandaj, mos u ngutni t’i çoni herët në shkollë. Përqendrohuni më shumë që ata të jenë të zënë me aktivitete argëtuese dhe edukative.

Dashuria e madhe e fëmijës për dinosaurët, trenat, kukullat etj.

Shumë fëmijë kalojnë nëpër një fazë ku ata janë me të vërtetë të interesuar në lodra ose objekte të caktuara. Studiuesit tregojnë se kjo dashuri intensive është në të vërtetë një mënyrë e rëndësishme e të mësuarit. Fëmijët ndërtojnë aftësi thelbësore si vëmendja, përpunimi i informacionit dhe besimi në aftësitë e tyre.

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top