Në fokus

January 25, 2021 | 8:26

Realiteti? Çfarë na bën të jemi të ngushtë brenda vetes?

Kjo është arsyeja pse ne jemi të ngushtë brenda. Kjo është arsyeja pse nuk përkon me dëshirat tona. Sepse është një kopje e asaj që kemi përjetuar si fëmijë.

Padyshim që konteksti ndryshon, aktorët ndryshojnë, por energjia, strategjitë, dridhjet, dinamikat janë të njëjtat.

Çfarë do të thotë?

1Pse ky mekanizëm i dyfishimit të asaj që tashmë është provuar?

Mund të shihet si një lehtësim: si fëmijë nuk kishim mjetet për të mbrojtur veten nga ana e errët, nga mos-dashuria, nga dhuna dhe abuzimi.

Si të rritur, e njëjta situatë energjike na lejon të bëhemi të vetëdijshëm për të dhe të ndërhyjmë. Detyra e jetës, si dhe e misionit, është të bëjë drejtësi, të shpengojë ato vlera që na munguan, të zbatojë atë mençuri të shenjtë e universale që as nuk njihej dhe as kuptohej nga prindërit.

Vlerat si vetë-respekti, dinjiteti, ndjenja e vetvetes, vëmendja ndaj vetvetes, vetë-vlerësimi, vetë-përmirësimi kanë një përmbajtje dhe një forcë të vetme morale.

Duhet t’i zbatojmë ato sot për të shpenguar edhe të djeshmen, prej të cilave sot është një fotokopje, sepse koha nuk ekziston në botën delikate.

Ekziston një korrespondencë energjike midis së tashmes dhe së kaluarës për t’u parë, për t’u tretur, për t’u provuar në mënyrë që të futet dashuria dhe vërtetësia në të ardhmen.

Kështu ne bëhemi të rritur të vërtetë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute italiane

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top