Mirëqenie

August 3, 2018 | 8:41

Receta ideale për kocka të forta

Ushtrimi fizik dhe ushqimi janë përzierja perfekte për kocka të shëndetshme dhe të forta. Sipas një studimi të ri, performanca e një aktiviteti fizik të shëndetshëm, i lidhur me një dietë të pasur, do të përmirësonte kushtet shëndetësore.

Në studim u përfshinë 50 vullnetarë, burra dhe gra të moshave nga 55-70 vjeç me kocka të dobëta, të ndarë në dy grupe. Për 16 javë, grupi i parë u është nënshtruar seancave të trajnimit në futboll dy herë në javë, nga 30 deri në 60 minuta, si dhe një dietë të kontrolluar. Ndërsa grupi i dytë nuk u trajtua.

Në fund të eksperimentit, të dy grupet u morën në shqyrtim dhe u panë ndryshime pozitive në grupin e marrë nën kontroll. Përmbajtja minerale e kockave të qafës së femurit ishte përforcuar me 3.2%, ndërsa diafragma e femurit me 2.5%. Vlera pozitive u vunë re dhe në analizën e vlerave të gjakut dhe nivelin e kolagjenit.

 

Burimi / PanoramaONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top