Në fokus

August 3, 2018 | 8:50

Gratë me probleme hormonale, rrezikojnë të lindin fëmijë autik

Gratë me sindromën e vezores policitike janë më të rrezikuara të lindin fëmijë me autizëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë me këtë gjendje janë 35% më të rrezikuara që të vegjlit e tyre të lindin me çrregullimet e spektrit të autizmit.

Ekspertët e përshkruajnë studimin e ri “si një e dhënë e re e rëndësishme”, duke qenë se nuk dihet akoma saktësisht shkaku i autizmit.

Në studimin nga Universiteti i Kembrixhit thuhet se luhatjet e niveleve të testosteornit lidhen me zhvillimin e autizmit tek fëmija. Sindroma e vezores policitike prek 1 në 10 gra, dhe shkaktohet nga nivelet e larta të këtij hormoni, që pastaj kalohet tek të vegjlit në mitër, mendojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga një databazë e NHS për 8500 gra me sindromën e vezores policistike dhe fëmijën e tyre të parë. Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit më pas i krahasuan këto të dhëna me një grup prej 41 mijë grash pa këtë sindromë. Probabilteti që një grua me sindromën e vezores policistike të lindte fëmijë me autizëm ishte 2.3% më i lartë, krahasuar me 1.7% për gratë pa këtë sindromë.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top