Mirëqenie

November 6, 2018 | 10:37

Receta me gjethe dafine dhe vaj ulliri për lehtësimin e dhimbjeve të artritit

Dafina është një lloj druri që rritet në vendet mesdhetare, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me erë të këndshme, që bën kokrra të vogla me ngjyrë të errët. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi dhe gatim, si erëza për gjellë.

Kjo erz ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Ajo ndihmon për të qetësuar nervat, për të trajtuar venat varikoze, lehtësuar dhimbjet e kyçeve dhe forcuar sistemin imunitar. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet se si të përgatisni një kurë me gjethe dafine.

Përbërësit:

  • 30 gramë gjethe dafine
  • 1 kupë vaj ulliri
  • Garzë

Përgatitja:

I vendosni gjethet në grirëse dhe i grini. Shtoni 1 kupë vaj ulliri ekstra të virgjër. E përzieni përbërësit në një shishe. Mbajeni në një ambient të ftohtë, të errët për 2 javë. Pas 2 javësh, hiqni gjethet dhe mbylleni sërish shishen. Tundeni shishen thuajse çdo ditë që përbërësit të bëhen si një masë homogjene. Ruajeni sërish në një ambient të ftohtë për 2 javë. Pas 2 javësh filtroni përgatitjen duke përdorur një garzë. Ruajeni atë në një enë qelqi.

Masën e përgatitur përdoreni në pjesët ku keni dhimbje të shkaktuara nga artriti, si duar, këmbë, duke i fërkuar me kujdes.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top