Të gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi të lodhur dhe të çrregullt.
Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare duhet të mësojmë si të përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.
Përbërësit:
-1 lugë çaj sodë buke;
-1 filxhan çaj kamomil;
-Tamponë pambuku
Përgatitja:
Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve.
Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke përdorur tamponë të tjerë pambuku. Aplikimi do të duhet të zgjasë në total 15-20 minuta.
Përsëriteni këtë procedurë një herë në ditë, dhe pas disa aplikimeve ju do të shihni se rrathët poshtë syve do të zhduken ngadalë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.