Lifestyle

June 6, 2018 | 14:58

Receta natyrale për eliminimin e zbokthit

Dalja e zbokthit mund të ketë disa shkaqe të tilla si stresi, flokë me yndyrë, ndryshime hormonale apo ndryshimin e produkteve që përdorni në lidhje me flokët. Ndonjëherë shkaku mund të jetë edhe ndryshimi i sezonit, i cili dobëson lëkurën dhe çon në shfaqjen e zbokthit.

Për të eliminuar zbokthin ka disa mënyra edhe në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit për një maskë kundër zbokthit:

2 lugë uthull molle dhe 2 lugë vaj ulliri.

Përzieni dy përbërësit së bashku, dhe vendosini në flokë, ku duhet t’i lini për 20 minuta. Më pas lani flokët duke përdorur një shampo me ph të butë.

Një tjetër mënyrë është që pasi t’i keni larë flokët, në një gotë me ujë të ngrohtë të hidhni 3 lugë lëng limoni ose uthull molle. Ky trajtim është gjithashtu i shkëlqyer për t’i dhënë shkëlqim flokëve: dy përfitime në një.

Për të trajtuar lëkurën e thatë dhe për të shmangur efektin e zbokthit në flokë:  Mustardë me vaj bajame. Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni për të paktën një orë. Më pas lani flokët. Kjo është e domosdoshme jo vetëm për zbokthin e flokëve, por edhe për të luftuar rënien e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top