Këshilla & Arsye

June 6, 2018 | 14:49

Ja disa mënyra që ju ndihmojnë, për të rritur përqendrimin e fëmijëve

Djali im bën pjesë tek ata fëmijë që eksplorojnë gjithçka dhe asnjëherë nuk përqendrohen tek diçka e vetme. Ai grumbullon disa lodra, por shumë shpejt i flakë për të marrë një tjetër e kështu me radhë.

“Për fëmijët në këtë moshë, bota është shumë emocionuese e për rrjedhojë nuk mund të rrinë të përqendruar vetëm në një aktivitet apo një objekt”, – shpjegon Kathleen Kannass, profesoreshë e Psikologjisë.

Në hulumtimin e saj, ajo zbuloi se një fëmijë dy vjeç mund të përqendrohet në një lodër për vetëm 4 minuta. Ashtu siç është zhvillimi i ecjes dhe i të folurës, ashtu edhe përqendrimi është i ndryshëm tek fëmijë të ndryshëm. Secili e fiton këtë aftësi sipas ritmit të tij.

Megjithatë ka disa mënyra si t’i ndihmoni fëmijët të përqendrohen.

Kufizo shpërqendrimet

Të rriturit janë më të mirë në injorimin e zhurmave, sesa fëmijët e vegjël. Ndërsa ne nuk mund të dallojmë zërin e një qeni që leh në oborrin e fqinjit, për fëmijët diçka e tillë mund të rezultojë në tërheqjen e vëmendjes nga aktiviteti që po kryen. “Shumë të vegjël kanë tendencë t’i dëgjojnë gjërat pak më shumë se sa të rriturit”, – thonë studiuesit. Megjithëse fëmija juaj do të mësojë më vonë të injorojë shpërqendrime të tilla, ju duhet të përpiqeni t’i minimizoni ato që tani. Në vend që të merrni një grumbull lodrash për të luajtur, kërkojini fëmijës të marrë një prej tyre dhe luani me të. Sigurohuni që televizori është fikur, për të shmangur zhurmat. Krijojini fëmijës një ambient të qetë.

Angazhojeni fëmijën

Jepini fëmijës “detyra” si formimi i një puzzle, ose zbulimi i një misteri në lojë dhe kjo do të nxisë përqendrimin e tij. Ju mund të përdorni edhe teknika të tjera. Për shembull kur e shikoni se fëmija mërzitet me një lodër ose aktivitet të caktuar, pyetini cila është lodra dhe ngjyra e tij e preferuar dhe ofrohuni atë që ai do.

Mendoni edhe njëherë konceptin e përqendrimit

Nëse ju po i lexoni diçka fëmijës dhe ai ka zakon që ndërkohë të ecë, kjo nuk do të thotë se ai nuk e ka vëmendjen tek ju. Veçanërisht disa fëmijë janë më të kujdesshëm kur janë duke lëvizur nëpër dhomë. Për ta testuar këtë, ndërpriteni leximin dhe bëjini pyetje fëmijës rreth asaj që i keni lexuar.

Ndiq interesat e fëmijës

Nëse fëmija juaj nuk ha kurrë një lloj të caktuar ushqimi ose nuk i afrohet një lodre, mos e detyroni ta bëjë atë. Në vend të kësaj ndihmojini të krijojnë lidhje më të thellë me gjërat që pëlqejnë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top