Trajtojini djegiet e diellit me metoda natyrale. Ato gjenden lehtësisht dhe nuk kushtojnë shumë.
Qumësht – Proteinat e qumështit janë jashtëzakonisht qetësuese për djegiet e çdo lloji. Përzieni një pjesë të qumështit me ujë dhe një grusht kubash akulli. Përmes një pambuku aplikojeni atë në zonën e djegur për 15-20 minuta.
Kos – Vendoseni në lëkurë dhe shpëlajeni. Nëse është e nevojshme aplikojeni disa herë.
Çaj – Zieni pak çaj dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur lyeni një napë me çaj dhe aplikojeni në lëkurë.
Tërshërë – Vendosni tërshërë në ujë dhe me anë të një nape lyeni sipërfaqen e djegur.
Drithëra prej misri – Formoni një pastë të lëngshme me drithëra dhe ujë dhe aplikojeni në lëkurë.
Uthull – Bëni dush dhe ndërkohë derdhni rreth gjysmë shisheje me uthull molle në zonën e djegur.
Perime të ngrira – Merrni një qese me bizele të ngrira dhe mbajeni ku jeni djegur.
Domate – Shtypini domatet përmes një site merrni lëngun, pastaj me një pambuk aplikojeni atë në vendin ku jeni djegur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.