Këshilla & Arsye

July 30, 2018 | 14:06

Receta natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli

Trajtojini djegiet e diellit me metoda natyrale. Ato gjenden lehtësisht dhe nuk kushtojnë shumë.

Qumësht

Proteinat e qumështit janë jashtëzakonisht qetësuese për djegiet e çdo lloji. Përzieni një pjesë të qumështit me ujë dhe një grusht kubash akulli. Përmes një pambuku aplikojeni atë në zonën e djegur për 15-20 minuta.

Kos

Vendoseni në lëkurë dhe shpëlajeni. Nëse është e nevojshme aplikojeni disa herë.

Çaj

Zieni pak çaj dhe lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur lyeni një napë me çaj dhe aplikojeni në lëkurë.

Tërshërë

Vendosni tërshërë në ujë dhe me anë të një nape lyeni sipërfaqen e djegur.

Drithëra prej misri

Formoni një pastë të lëngshme me drithëra dhe ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

Uthull

Bëni dush dhe ndërkohë derdhni rreth gjysmë shisheje me uthull molle në zonën e djegur.

Perime të ngrira

Merrni një qese me bizele të ngrira dhe mbajeni ku jeni djegur.

Domate

Shtypini domatet përmes një site merrni lëngun, pastaj me një pambuk aplikojeni atë në vendin ku jeni djegur.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top