Të zgjoheni në mëngjes me sy të fryrë dhe qese të errëta nën to, nuk është një mënyrë ideale për të filluar ditën. Ky problem mund të shkaktohet nga alergjitë, mungesa e gjumit, si dhe faktorët gjenetikë. Për fat të mirë, ka shumë mjete të thjeshta natyrore që trajtojnë sytë e fryrë dhe ju bëjnë të rifitoni pamjen e mëparshme.
Feta kastraveci
Ky është ndoshta ilaçi më i famshëm natyror kundër qeseve të syve, duke u kthyer kështu në një ritual bukurie. Fetat e kastravecit, i prisni në feta dhe i vendosni në një qese plastike, i lini të ngrijnë. Pasi të shtriheni i mbani mbi sy për rreth 10 minuta. Trangujt përmbajnë antioksidantë të cilët lehtësojnë acarimin, ndërsa efekti i ftohjes ndihmon në uljen e ënjtjes.
Qese çaji
Mund të përdorni çaj të gjelbër ose të zi për këtë trajtim. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndoshta do të jetë më efektive në uljen e acarimit.
Ujë i kripur
Përzieni një gjysmë lugë çaji kripë me 4 gota uji. Uji duhet të jetë i ngrohtë, kështu kripa do të shpërbëhet. Thithni ujin me anë të topave të pambukut dhe i vendosni mbi sy për disa minuta. Përsëriteni trajtimin disa herë.
Akull
Akulli freskon sytë tuaj dhe zvogëlon ënjtjen. Vendosni disa kube akulli në një peshqir dhe i vendosni mbi sy për disa minuta.
Nëse jeni me nxitim, një spërkatje me ujë të ftohtë mund të ketë efekt të ngjashëm. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe ënjtja e syve do të minimizohet menjëherë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.