Mos shpenzoni para për t’i blerë ato! I pregatisni vetëm me 4 përbërës në shtëpi dhe të gjithë do të jenë të ngazëllyer!
Përbërësit:
- 1 kuti qumësht (400 g)
- 3 lugë kakao (30 g)
- 1 lugë gjelle gjalpë
- çokollatë apo fruta apo arra ose kakao
Përgatitja
- Vendoseni në një tigan të vogël qumështin, kakaon dhe gjalpin dhe vendoseni në zjarr.
- Vazhdoni përzierjen për rreth 10 minuta derisa përzierja tëbëhet kompakte.
- Derdhni përzierjen në një tas dhe lëreni të ftohet derisa të mund ta prekni.
- Më pas bëni topa të vegjël dhe i rrotulloni në arra, fruta apo çfarëdo që keni zgjedhur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.