Mirëqenie

February 7, 2018 | 10:47

Receta për detox më të mirë dhe më efektiv

Gjatë dimrit,  duhet të mendojmë për detoksifikimin e trupit tonë dhe koha më e mirë për ta bërë këtë është para mëngjesit.

Lodhje e përgjithshme, ndjenja e ënjtjes, lëkura e tharë dhe pa shkëlqim këto janë shenjat që lë dimri në trupin tonë.

Këto sinjale janë mënyra në të cilën trupi ynë na fton për të pastruar veten dhe për të pastruar mbeturinat dhe toksinat që janë grumbulluar nga zakonet e këqija dhe dietat e muajve të ftohtë. Për fat të mirë, pak zakone të shëndetshme janë të mjaftueshme për të na kthyer në formë mjaft shëndetshëm . Mëngjesin mund ta filloni me një pije të mirë për të bërë pastrimin e trupit nga toksinat e mbetura nga dimri .

Gjëja e parë që na shkon në mendje është uji me limon, por ka edhe aleatë të tjerë natyrorë të mirëqenies sonë: ja disa prej tyre për një detoks të shëndetshëm që në mëngjes .

Pija klasike 

Të gjithë e dimë e të gjithë flasin për gotën klasike të ujit (të nxehtë apo të ftohtë) me lëng limoni dhe ndoshta me pak xhenxhefil është një klasike e përjetshme. Limoni është antiseptik, i pasur me vitaminë C dhe përmban alkalinë: ka fuqinë për të ri-balancuar pH e trupit, ajo ndihmon në largimin e ndjenjës së fryrjes dhe përmirëson punën e mëlçisë. Për të pasur përfitime të mëdha, duhet të merret gjysmë ore para mëngjesit.

Duke shtuar përfitimet e xhenxhefilit, i cili stimulon metabolizmin, duke ju ndihmuar në djegien e yndyrnave, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Ju gjithashtu mund të përgatisni një përzierje me lëng të dy limonëve dhe një copë xhenxhefil të freskët duke i copëtuar dhe i vendosni për t’i vluar për pesë minuta, në një litër e gjysmë ujë. Kur pija është ftohur, lëngu i dy limonëve është i kombinuar dhe i filtruar dhe mund të konsumohet gjatë ditës në vend të ujit.

Lëngu detoks

Limonit dhe xhenxhefilit gjithashtu mund t’i shtohet gjysmë filxhan lëng shege, një filxhan lëng ananasi të freskët dhe një gjysmë gote uji. Vetitë antioksiduese të shegës dhe ëmbëlsia e lëngut të ananasit i shtojnë lëngut vlerat e duhura për një pastrim të lëndëve të mbetura në trup. Lëngu i ananasit dhe xhenxhefil janë të përziera me ujë dhe limon dhe lëng shegë kjo është një pije delikate dhe freskuese, me një koncentrat të vërtetë vlerash për organizmin tonë.

Pastrimi nga ujërat e tepërt 

Mbajtja e ujit është një armik i vërtetë i grave. Për të luftuar atë, ju mund të përgatisni një çaj bimor të bërë nga hithra, rradhiqe dhe hisllat e egra. Këto bimë që në shije janë pak të forta janë të pasura me minerale të dobishme për të reduktuar ënjtje, ndërsa rradhiqet kanë fuqi të lartë anti-inflamator.

Kolagjen dhe uthull molle 

Është një ilaç i shumë VIP-ve për të pasur një lëkurë të re dhe një trup të freskët: në mëngjes merrni një një lugë me kolagjen dhe pas një çerek ore një lugë gjelle uthull molle të holluar në pak ujë. Kolagjeni është substanca që i jep tonifikim dhe elasticitet lëkurës dhe marrja e saj nga goja stimulon trupin për ta prodhuar atë. Uthulla e mollës, nga ana tjetër, pastron trupin dhe është i pasur me kalcium, kalium, magnez dhe hekur.

Çaji jeshil dhe limoni 

Kjo pije e shijshme është e përgatitur me portokall, qitro, gjysmë limoni, gjysmë filxhan çaji jeshil pa sheqer, një lugë çaji mjaltë.

Nëse dëshironi, ju gjithashtu mund të shtoni një gjysmë banane . Këto përbërës përzihen së bashku dhe lëngu pihet i ftohtë për një mëngjes të pasur me vitamina dhe antioksidant, efekti i detoksifikimit rritet nga çaji jeshil.

Lëngu i vitaminave 

Një mollë, një karotë, dy lime dhe një kërcell me selino: një pije vitaminash dhe detoksi në të cilën të gjithë përbërësit janë të shtrydhur veç e veç dhe më pas bashkohen për të përfituar një lëng për një imuntitet të fortë e të shëndetshëm.

Erëzat aromatike

Bimët e zakonshme aromatike që përdorim në kuzhinë mund të shndërrohen në një çaj detoksifikues, të mirë ,aromatik dhe bimor. Thjesht vendosni një lugë çaji rozmarine, një trumzë, dhe një gjethe borzilok për t’i zier së bashku duke përfituar një lëng energjik, i dobishëm për pastrimin e mëlçisë dhe i dobishëm për stimulimin e sistemit imunitar, i cili është ende duke luftuar me sëmundjet e dimrit.

Burimi / www.ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top