Lifestyle

February 7, 2018 | 10:21

“Shirli Valentina”, një shfaqje që mund të kthehet në një lëvizje feministe në realitetin shqiptar

Nga Orjona Tresa

Shirli Valentina është në fakt një shfaqje për burrat në realitetin shqiptar, për t’i bërë ata të kuptojnë rëndësinë dhe rolin qendror që ka një grua. Përpara fakteve ku femra konsiderohet si plaçkë, pronë, e deri marrjen e të drejtës për të jetuar, ky personazh shfaqet përmes kulturës teatrore për t’i dhënë një dimension të gjerë kësaj figure, e cila vjen përmes aktores Olta Daku dhe regjisores Driada Dervishi.

Në konferencën për shtyp, regjisorja la të kuptohej se ajo që përcjell shfaqja mund të vijë mjaft mirë si një nismë, lëvizje feministe nën sloganin “Unë jam Shirli”.

Shirli Valentina është një 42-vjeçare që ka rritur dy fëmijë dhe e ka lënë jetën e saj ta rrëmbejë rutina. Ndërsa tashmë e ka kuptuar që duhet t’i rikthehet edhe njëherë kohës kur ishte një çupëlinë e mbushur plot me ëndrra për të ardhmen. Mes humorit të zgjuar, apo të hidhur kjo grua pëlqen të qëndrojë në kuzhinë e të bëjë monolog me murin.

Kjo është Shirli Valentina, personazhi që autori britanik Willy Russell e krijoi që në vitet ‘80, e që e ka shëtitur në shumë teatro si një “One woman show”. E që pas Korçës dhe Durrësit do të vijë në Teatrin Kombëtar prej 8 shkurtin, me aktoren Olta Daku, dhe në regjinë e Driada Dervishit.

driadaTek Shirli të gjitha femrat, por në fakt edhe meshkujt, të gjithë gjejnë veten. Të gjitha femrat në njëfarë mënyre duhet të arrijnë në një pikë për t’u rikujtuar, që në fakt ne ishim ato vajzat e reja dikur. Pastaj krijuam një familje për të mos humbur pikërisht gëzimin e të jetuarit”, thotë regjisorja Driada Dervishi.

Olta Daku, aktore

Olta Daku, aktore

Kisha nevojë për një personazh të tillë. Një sfidë shumë e madhe sigurisht. por më ka plotësuar shumë bukur. Më duket sikur jemi marrë vesh shumë mirë me njëra-tjetrën. Vjen një moshë, njëfarë pjekurie, që çdo aktore ka nevojë për mundësi të mira”, thotë aktorja Olta Daku.

Si regjisore e teatrit të Durrësit për Dervishin takimi me publikun e atyshëm është gjithmonë i dëshiruar, aq më tepër kur ajo e rrëfen me një shembull të tillë.

Madje duhet thënë që me Shirlin e kam ndierë emocionin më shumë se asnjëherë tjetër, që jam detyruar që çdo ditë në shfaqe të shtoja karrige plus dhe kjo nuk është që ndodh shpesh në sallat e teatrit, mbas katër ditësh ishin zgjedhjet. Të gjithë zgjodhën teatrin dhe jo zgjedhjet”, kujton Dervishi.

Me Shirlin zakonisht janë solidarizuar më shumë gratë, por kjo shfaqe ka sidomos një ftesë të veçantë edhe për burrat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top