Këshilla & Arsye

January 3, 2018 | 15:10

Receta ruse për të përmirësuar shikimin nga doktor Vladimir Petroviç Filatov

Dihet që sot njerëzimi ka probleme më të shpeshta dhe të mëdha të organeve të shikimit për shkak të teknologjisë së përditshme.

1

 Kur jemi në këtë stad lind një nevojë për t’i kushtuar më shumë rëndësi rutinës së ushqimeve dhe konsumimit më të shpeshtë të karotave, boronicave dhe aloe vera. 
Në vitin 1960, oftalmologu dhe kirurgu Dr. Vladimir Petroviç Filatov nga klinika Ophthalmology, këshillonte pacientët e tij për të përgatitur një përzierje, sipas një recete nga mjekësia alternative me qëllim që të përmirësonin shikimin e tyre dhe të parandalonte dobësimin e shikimit.

Rezultatet, sipas tij, ishin fantastike:
 Do t’ju duhen 4 limonë, 300 gram mjaltë organik, 500 gram arra, 100 ml xhel aloe vera ose lëng. Fillimisht shtrydhen 4 limonat dhe përzihen me përbërësit e tjerë në një blender për disa minuta derisa të merret një masë homogjene. Hidhet përzierja në një enë qelqi dhe ruhet në frigorifer. Konsumohet një lugë gjelle 3 herë në ditë për 30 ditë. Pastaj bëni 2 javë pushim dhe përsëritni procedurën nga e para.
Ky lëng ishte vërtet një bombë me vitamina dhe forconte gjithë trupin. Nëse përdorni gjethet e aloe verës (jo lëngun), mos i prisni ato menjëherë, por lërini në frigorifer për 10-12 ditë. Në këtë mënyrë do të formohet substanca e quajtur stimulatore biogjenikë./Mësimet e Diolës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top