Këshilla & Arsye

January 3, 2018 | 15:16

Nga Adelina Pjetra: E vlefshme për mua, për ty për të gjithë ne!

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Adelina Pjetra , Psikologe Klinike dhe Psikoterapiste EMDR

Njerëzit janë të palogjikshëm, të paarsyeshëm dhe egoistë?! 

Dashurojini ata gjithsesi.

Nëse bëni mirë, njerëzit do t’ju akuzojnë për motive të fshehta që ju duhen për veten. 
Bëni mirë gjithsesi!

Nëse jeni të suksesshëm, ju do të fitoni miq të rremë dhe armiq të vërtetë. 
Arrini sukses gjithsesi.

E mira që bëni sot do të harrohet nesër. 
Bëni mirë gjithsesi!

Ndershmëria dhe sinqeriteti ju bëjnë më vulnerabël. 
Jini gjithnjë të ndershëm dhe të sinqertë!

Burrat dhe gratë e mëdhenj me idetë më të mëdha mund të qëllohen dhe sulmohen nga burrat dhe gratë më të vegjël me mendjet më të vogla. 
Mendoni gjëra të mëdha gjithsesi!

Njerëzit favorizojnë hapat e vegjël, por ndjekin vetëm objektivin e madh. 
Luftoni për disa hapa të vegjël gjithsesi.

Ajo që ju mund të shpenzoni vite për ta ndërtuar mund të shkatërrohet brenda natës. 
Ndërtoni gjithsesi!

Njerëzit me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë, por mund t’ju sulmojnë nëse i ndihmoni. 
Ndihmoni njerëzit gjithsesi!

Jepini botës më të mirën që keni dhe ju do të merrni mbrapsht një grusht në nofull. 
Jepini botës më të mirën që keni gjithsesi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top