Lifestyle

December 10, 2018 | 13:59

Rikthehet përsëri tendenca e palltove “Teddy Bear” (Foto)

E pamë se ishte e preferuara e sezonit të fundit të dimrit dhe madje edhe për 2018, palltoja “Teddy Bear”, është një domosdoshmëri e vërtetë. Efekti prej pelushi i leshit ‘bouclé’ na kujton shumë arushin që kemi pasur kur ishim fëmijë: shumë e ngrohtë, palltoja “me flokë” është aleati i përsosur kundër temperaturave më të ftohta të sezonit aktual.

Kjo pallto është zgjidhja perfekte për ata që kërkojnë të kombinojnë ngrohtësinë dhe rehatinë… dhe që të mos jetë një xhup.

Ne e gjejmë atë në shumë ngjyra, edhe pse më i dashuri është pa dyshim ai në hije ngjyrë bezhë/kafe, ashtu si një arush i vërtetë. Variantet e tjera janë dhe çiklamina, e verdha e ndritshme, e kaltra dhe roza.

Hidhuni një sy modeleve që ju pëlqejnë më shumë dhe zgjidhni këtë veshje me butësi të jashtëzakonshme, nëse nuk e zgjodhët dimrin që kaloi këtë herë duhet ta bëni patjetër. Nuk do të pendoheni.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top