FB

May 13, 2023 | 7:23

Rëndësia e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetin mendor

 

 

Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor dhe të kujdesurit për veten tuaj, si dhe të qenit të informuar në lidhje me këtë çështje, do të ishte diçka e dobishme për përmirësimin e shëndetit tuaj mendor, ose të personave tuaj të dashur, të cilët mund të kenë nevojë për mbështetjen tuaj. Organizata Botërore të Shëndetësisë (WHO), e përkufizon shëndetin mendor si “një gjendje e mirëqenies mendore që u mundëson njerëzve që të përballojnë streset e jetës, të kuptojnë aftësitë e tyre, të mësojnë mirë dhe të punojnë mirë, si dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.”

nNë një studim të kryer në vitin 2017, nga autorët Saloni Dattani, Hannah Ritchie dhe Max Roserreport, rezultoi se 792 milion njerëz jetonin me një çrregullim të shëndetit mendor; gjë do të thotë pak më shumë se 1 në 10 njerëz globalisht (10.7%).

 

Keni menduar ndonjëherë të mbani një ditar mirënjohjeje (Gratitude Journal)?

-Por çfarë është në të vërtet një ditar mirënjohjeje?

Tchiki Davis, MA, PhD, qartëson se “Një ditar mirënjohjeje është një bllok shënimesh, një ditar apo edhe një aplikacion, ku ju mund të mbani shënim gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Ju thjesht shënoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë ose disa herë në javë.”

Nëse jeni të interesuar për të praktikuar mbajtjen e një ditari mirënjohjeje, fillimisht zgjidhni formën më të përshtatshme për ju; qoftë një bllok shënimesh, një ditar, apo edhe një aplikacion. Më pas mendoni dhe shkruani për të gjitha gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës në jetën tuaj. Kjo gjë do t’ju ndihmojë jo vetëm që të evidentoni aspekte të ndryshme pozitive në jetën tuaj, por dhe të arrini që të shijoni gjërat pozitive dhe arritjet në jetën tuaj. Pra, ju do të arrini të keni një pikëpamje më pozitive për jetën tuaj. Padyshim që jo gjithmonë mund të keni një pikëpamje pozitive, por është e rëndësishme që të njihni dhe të kuptoni si emocionet pozitive, ashtu edhe ato negative. Ditari i mirënjohjes ndihmon gjithashtu në rritjen e vetëvlerësimit, pasi nëpërmjet tij, ju jo vetëm që do të shënoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës, por do të mund të evidentoni edhe sukseset dhe përpjekjet tuaja për të arritur një sërë gjërash për të cilat jeni falenderues dhe mirënjohës.

 

Ndihma nga profesionistët e shëndetit mendor, do të përmirësojë shëndetin tuaj mendor

Kërkoni ndihmë nga profesionistët e shëndetit mendor. Erin Eatough, PhD, shprehet se “Të kërkuarit ndihmë profesionale, mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj.” Sipas saj, marrja e ndihmës do t’ju ndihmojë që të forconi marrëdhëniet tuaja dhe të takoni miq të rinj. Ju do të mësoni gjithashtu se si të përballeni me sfidat që vijnë çdo ditë, teksa zbuloni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon për ju. Gjithashtu, referuar  Erin Eatough, PhD, të gjitha këto gjëra mund të sjellin dobi në jetën tuaj në një periudhë afatgjatë, duke krijuar një ju më të shëndetshme dhe të lumtur.

Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor është shumë i rëndësishëm, ndaj jo vetëm gjatë këtij muaji, por edhe në çdo muaj tjetër, përpiquni që të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor.

 

Përgatiti Klaudia Halahula, psikologe

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top