FB

April 15, 2024 | 7:07

Rënia në peshë / Kura magjike që eleminon kilogramët e tepërt për vetëm 30 ditë

Vera është afër dhe ne akoma nuk kemi ulur kilogramët e tepërt, por me anë të ekspertëve tani kjo është e mundur dhe vetëm në pak ditë.

E tillë është kura me uthull molle dhe lëng limoni

Uthulla e mollës ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, nxit ndjesinë e ngopjes, përmirëson tretjen dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve të tepërt. Nga ana tjetër, konsumi i vetëm i lëngut të limonit nuk shkrin yndyrnat e akumuluara në organizëm, por gjithësesi ofron shumë përfitime shëndetësore.

Uthulla e Mollës Zgjat Ndjesinë e Ngopjes

Uthulla e mollës nxit rënien në peshë duke forcuar metabolizmin dhe frenuar oreksin. Përbërësi kryesor i uthullës është acidi acetik. Sa më të larta dozat e acidit acetik në organizëm, aq më e plotë do të jetë ndjesia e ngopjes pas një vakti të pasur me karbohidrate. Përveç kësaj uthulla e mollës nuk përbën problem për shqetësimet e stomakut, sidomos nëse e merrni në masën e duhur. Sa më shumë të zgjasë ndjesia e ngopjes, aq më pak kalori do të merren gjatë ditës dhe me kalimin e kohës, pesha trupore do të arrijë nivelet e dëshiruara.

Vitamina C dhe Rënia Në Peshë

Lëngu i limonit ndoshta nuk shkrin yndyrnat apo detoksifikon organizmin për mrekulli por është një burim i shkëlqyer i kaliumit, vitaminës C dhe acidit citric. Nga ana tjetër, disa studime konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C, arrijnë të tresin më shumë yndyrna në krahasim me të tjerët.

Në 30 mililitra lëng limoni gjenden 7 kalori por edhe 20 përqind e vlerës ditore të nevojshme të vitaminës C. Kivi, specat dhe agrumet janë burime të tjera të shkëlqyera të vitaminës C.

Përgatitja

Për të përgatitur këtë kurë mjafton që çdo ditë të shtoni në një gotë 300 ml me ujë të vakët një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë gjelle lëng limoni të freskët. Përziejeni mirë dhe më pas pijeni pasi të keni ngrënë mëngjes. Provojeni për 30 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar.

 

 

 

 

 

 

Burimi /AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top