Lifestyle

November 4, 2017 | 17:13

Restoranti nënujor, mrekullia e ardhshme botërore

Foto/ Restoranti nënujor, mrekullia e ardhshme botërore

U prezantojmë restorantin e parë nënujor të Evropës, që do të hapet në Norvegji në fillim të vitit 2019 dhe që do të shërbejë ushqim dhe pije për deri në 100 persona.

Jashtë orarit të restorantit, struktura do të shërbejë si një qendër kërkimore për jetën detare. Firma norvegjeze arkitekturore “Snohetta”, e njohur për punën e saj në projektin e Operës Kombëtare të Norvegjisë dhe Qendrës Botërore Tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka projektuar ndërtesën si një “periskop të mbytur.”

I vendosur në pikën më jugore të bregdetit norvegjez në fshatin Baly, restoranti është është gjysmë i zhytur në det, rreth pesë metra poshtë sipërfaqes së ujit. I quajtur “Under”, restoranti do të ketë mure të trasha prej betoni të projektuar për tu bërë ballë kushteve të detit dhe një dritare panoramike akrilike me përmasa 11 x 4 metra,  për të parë shtratin e detit si ndryshon gjatë stinëve dhe motit.

Ndërtesa do të ketë tre kate, ndërsa restoranti ndodhet në nivelin e shtratit të detit, ku vendosen dy tavolina të gjata ngrënie dhe disa tavolina të vogla përpara dritares së madhe panoramike.

under

under

under

under

under

under

under

under

under

under

under

under

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top