Mirëqenie

September 26, 2020 | 8:12

Rikthehen shpresat për një trajtim kundër Covid-19, ja dobësia që gjetën shkencëtarët në proteinën e koronavirusit

Shkencëtarët besojnë se kanë bërë një përparim në trajtimin e Covid-19, pasi gjetën një dobësi në proteinën e virusit. Sipas “Daily Mail”, u zbulua një ‘hapësirë’ në sipërfaqen e patogjenit, i cili mund të injektohet me ilaçe anti-virale për ta ndaluar atë, duke funksionuar para se të infektojë më shumë qelizat njerëzore, pretendojnë shkencëtarët.

Ekspertët e Universitetit të Bristolit, të cilët drejtuan studimin, thanë se gjetjet mund të ndihmojnë në mposhtjen e pandemisë aktuale. Studiuesi kryesor, Prof. Imre Berger, tha se nëse hapësira mbushet me molekula që e bëjnë virusin të paaftë, patogjeni mund të mposhtet “para se të na infektojë”. Molekula mund të merret si pilulë në fazat e hershme të sëmundjes, në mënyrë që të ndalojë përparimin e saj deri në një fazë kritike.

Ekspertët kanë thënë se kërkimi është një hap i madh, por paralajmëruan që zhvillimi i ilaçeve mund të zgjasë me vite dhe nuk ka gjasa që një anti-viral i tillë të jetë i disponueshëm së shpejti. Deri më tani vetëm një ilaç, deksametazoni që kushton 5 paund, është provuar se trajton Covid-19.

Ndërsa mbi remdesivir, ilaçi i parë i aprovuar për pacientët me koronavirus në Britani, janë ngritur dyshime. Studimet kanë treguar se mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes, por nuk mund të ulë numrin e vdekjeve.

Sipërfaqja e virusit SARS-CoV-2 ka proteina, të cilat kanë pamjen e kurorave të vogla. Këto e ndihmojnë virusin të kapet në qelizat njerëzore duke u bashkuar me receptorët. Prandaj, paaftësia e kurorave do të ndalonte virusin që në fillimet e tij. Roli i acidit yndyror është të stabilizojë proteinën ose grimcën, përpara se ajo të ndërveprojë me receptorët në sipërfaqen e qelizave njerëzore, duke e ndaluar në mënyrë efektive.

 

Burimi / http://www.panorama.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top