Këshilla & Arsye

September 26, 2020 | 8:10

Nga Lira Gjika / Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që i ofron mjedisi

Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që mjedisi i ofron. Komunikimi i të rriturve ndërmjet tyre dhe sjellja konstante e të rriturit me fëmijën, pavarësisht situatës apo ngarkesave emocionale, janë baza ku ndërtohet edukimi. Pjesa tjetër, është e gjitha punë e fëmijës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Edukimi nuk realizohet me urdhëra dhe komanda nga të rriturit. Edukimi është ai proces, që nis në fillimet e jetës kur njeriu vjen në këtë botë dhe merr udhë eksplorimi i vetes dhe njerëzores. Ai ashtu i vogël, i pafuqishëm, por me energji të kondesuara, punon papushim, për tu bërë i pavarur dhe për të mësuar fjalën.

Fëmija, ia ngul sytë të rriturit tek goja dhe vështron mimikën, lëvizjet dhe xhestikulacionet e tij. Ai lëviz pafund, muskujt e fytyrës, të gjuhës, të qafës, të këmbëve, të duarve, ashtu siç bën i rrituri, që ecën, që flet, që lëviz. Deri këtu gjithçka është në dorën e fëmijës, pasi të rriturit mendojnë, që ai nuk kupton gjë, të paktën në vendin tonë. Kur ai fillon të fusi duart në gojë, të rriturit mundohen ta pengojnë, pa i shkuar në mendje se ai veprim është një hallkë në procesin e gjatë të njohjes.

Më pas, kur fillon të eci, nga frika e rrëzimit, e pengojnë të eksperimentojë plotësisht këtë proces. Procesi i rritjes i ofron të dyja anët, kënaqesinë dhe frikën. Femija mëson dhe shijon kënaqësin e të levizurit vetë, por edhe rrëzimi që e tremb, mund të kthehet në eksperiencë të shëndetëshme, nëse të rriturit do të kontrollojnë ankthin dhe padurimin e tyre. Ata duhet të qëndrojnë konstant duke i inkurajuar me zë të qetë dhe duke zgjedhur fjalët.

Komandat sipas ngarkesës emocionale të të rriturve nuk janë suport, përkundrazi pengojnë edukimin dhe shtojnë konfuzionin e fëmijës. Edukimi është ajo formë të mësuari, që rrënjoset në pavetëdije dhe mundëson kryerjen e veprimit pa patur nevojë të mendohet, si p.sh fjalët e mirësjelljes, mënyra e të ngrënit, tonaliteti i zërit, mënyra e të sjellurit në ambjente jashtë familjes apo me persona të panjohur.

Në praktikën tonë, etika e komunikimit i rritur- i parritur është e mangët. Ajo zhvillohet më shumë në bazë të frikës, etiketimit dhe kërcënimit dhe jo nëpërmjetë respektit, durimit dhe përgjegjësisë së të rriturit. Sjellja është pasojë e mësuar dhe e imponuar nga i rrituri. Fëmija sillet ashtu siç sillen të rriturit me njëri-tjetrin apo siç i drejtohen të rriturit atij, fëmijës, kur janë të tensionuar ose të paduruar.

Në mënyrën e edukimit tonë gabimin e gjejmë tek fëmija. Tw rriturit nuk i shkon në mendje që fjala e tij është e rëndë për aftësinë e brishtë gjuhësore të fëmijës. Ai, fëmija, do të dojë të veprojë siç kërkon i rrituri, por nuk e di çastin e duhur, kur duhet t’i përdor ato që i rrituri kërkon. I rrituri, nuk vepron në bazë të etikës që pretendon nga fëmija, ai, i rrituri, përdor më shumë pasthirrma të tipit: ej, na, o ti, ore etj., pra modeli është pa fjalë “magjike”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top