Lifestyle

September 7, 2018 | 10:55

Rikthehet Brad Pitt me Jennifer Aniston? Ja si qëndron e vërteta…

“Ka një rikthim mes Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.” Kjo është ‘bomba’ që ka lëshuar e përjavshmja australiane New Idea. Revista zbulon se të dy aktorët, pasi kanë qenë bashkë në fshehtësi të madhe që nga fillimi i vitit, kishin planifikuar disa ditë pushime në liqenin e Comos, të ftuar në vilën e George Clooney.

Në fakt, protagonistja e “Friend’s” ishte në Milano javën e kaluar për të xhiruar Murder Mystery, një komedi e re e prodhuar nga Netflix dhe – sipas revistës – më vonë do të bashkohej me ish-bashkëshortin e saj.

Ajo që duhet të theksohet është se e përjavshmja, ofron shumë pak dëshmi për ta mbështetur tezën. Por ky lajm i rremë është shpërndarë në të gjithë botën, pasi janë të shumtë ata që ëndërrojnë ti shohin sërish të dy së bashku.

Por nuk mbaron me kaq, pasi edhe një portal i Shteteve të Bashkuara, ‘In Touch’, ka pohuar të njëjtën gjë dhe e ka shpërndarë këtë lajm nën titullin: “Honeymoon in Italy”, i cili pastaj lë hapësirë për të menduar për një histori të fshehtë dashurie.

Ajo që realisht vlen të përmendet është se në vitin 2005 ata janë ndarë nga njëri-tjetri. Pas rreth pesë vitesh martese, rrugët e Bradit dhe Jennifer u ndanë, pasi ai ishte dashuruar me Angelina Jolie me të cilën krijoi një familje më gjashtë fëmijë, disa të biologjik dhe disa të adoptuar, por në shtator 2016 dashurisë së tij për të i erdhi fundi dhe u ndanë. Nga ana tjetër Jennifer në vitin 2011 u martua me Justin Theroux, me të cilin qëndroi e martuar deri në shkurt të vitit të kaluar. Natyrisht, nëse thashethemet konfirmohen, do të ishte një fund i lumtur, ashtu si nëpër skenarët e filmave.

Burimi / https://www.vanityfair.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top